About: http://data.cimple.eu/claim-review/c0e2c09f9f9cb09283bc09f8a0cea8fcd41650a6ff5b91821714ba19     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se kryeministri Kurti ka vendosur ta ndryshojë flamurin e Kosovës Deklarata Sot kryeministri Albin Kurti ka lajmëruar disa ndryshime në flamurin zyrtar të Kosovës Vlerësimi Rrenë Video me titullin “Sot kryeministri Albin Kurti ka lajmëruar disa ndryshime në flamurin zyrtar të Kosovës”- është e rreme. Qeveria apo Kuvendi i Kosovës nuk kanë marrë vendim për ndryshimin e flamurit të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk ka deklaruar se “Vendosja e shqiponjës ngjyrë ari në flamurin tonë simbolizon unitetin dhe krenarinë e popullit shqiptar kudo që ndodhet”. Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës është një nga ligjet me interes vital dhe për ndryshimin e tyre kërkohet shumica e dyfishtë, pra edhe votat e shumicës së deputetëve të mbajnë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Artikulli Një profil në Facebook ka publikuar një video (arkiva, arkiva) në të cilën thuhet “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndryshon pamjen e Flamurit të Kosovës”. Në këtë video shihet flamuri i Kosovës dhe një tjetër flamur me ngjyra të njëjta por në vend të hartës së Kosovës është një shqiponjë dykrenare. “Sot kryeministri Albin Kurti ka lajmëruar disa ndryshime në flamurin zyrtar të Kosovës” – shkruan poshtë videos. Më pas në video shfaqet fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe citati: “Vendosja e shqiponjës ngjyrë ari në flamurin tonë simbolizon unitetin dhe krenarinë e popullit shqiptar kudo që ndodhet”. Krypometri ka kontrolluar në profilin zyrtar të Facebook-ut të kryeministrit Kurti nëse i njëjti ka bërë ndonjë lajmërim të tillë, por në asnjë prej postimeve nuk ka thënë se do të ndryshohet flamuri zyrtar i Kosovës. Krypometri ka kërkuar edhe në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës por nuk ka gjetur ndonjë lajm apo vendim të Qeverisë apo kryeministrit për ndryshim të flamurit të Kosovës. Krypometri ka kërkuar një përgjigje edhe nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ky informacion është i rremë. “Ky është një fake news”- ka thënë Kryeziu lidhur me videon e publikuar në Facebook. Qysh mund të ndryshohet flamuri i Kosovës? Flamuri është simbol i Republikës së Kosovës dhe ishte prezantuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 17.02.2008. Kjo seancë kishte vetëm dy pika të rendit të ditës: Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe nxjerrjen e simboleve shtetërore të Kosovës. Pas miratimit të deklaratës së Pavarësisë, 109 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ishin prezentë në seancën e mbajtur më 17.08.2008 kishin votuar për miratimin e flamurit dhe stemës së Republikës së Kosovës. Më 09.04.2008 ishte miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila kishte hyrë në fuqi më 15.06.2008. Në paragrafin e parë të nenit 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës thuhet “Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumëtnik të saj”. Kurse në paragrafin e dytë të nenit 6 thuhet “pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj”. Në paragrafin e dytë të nenit 3 të Ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës thuhet “rregullat gjeometrike të pamjes dhe të ngjyrave për formësimin e flamurit, stemës, si dhe të tekstit dhe të shënimit të notave të melodisë së himnit të përcaktuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e këtij ligji”. E Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës, sipas Kushtetutës, është një nga ligjet me interes vital të Republikës së Kosovës. Në nenin 81 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës thuhet se për ndryshimin e ligjeve me interes vital kërkohet shumica e dyfishtë, pra për ndryshimin e tyre duhet të votojnë edhe shumica e deputeteve që mbajnë poste të garantuara apo rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. “Për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve në vijim, kërkohet vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë në shumicë… ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat publike”- thuhet në nenin 81 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, partia e udhëhequr nga kryeministrit Albin Kurti, e kishte kundërshtuar pamjen e flamurit të Kosovës që ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 17.02.2008. Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës në vitin 2008. Pas zgjedhjeve të vitit 2010, Vetëvendosja kishte arritur të sigurojë 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kurti e kishte quajtur flamurin e Kosovës “lara-lara” në një tubim të mbajtur në sheshin e Prishtinës më 28.11.2015. Kurse në vitin 2016, Albin Kurti kishte deklaruar se e pranon flamurin e Kosovës. “Flamurin e Kosovës unë e pranoj, e pranoj në institucione në Kuvend. S’mund të na imponohet ta valëvitim në protesta e as ta ndalojmë flamurin kombëtar. Edhe në protesta nuk ia ndalojmë dikujt që e merr flamurin e Kosovës. Unë e shoh këtë flamur jodemokratik, johistorik dhe të imponuar, s’mund të më imponohet ta mbajë. Ne nuk e kemi për zemër flamurin e Kosovës, por e duam shumë Republikën dhe substancën e saj”- kishte thënë ai. Ai në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini, më 23.09.2019, kishte thënë se kur të zgjidhet kryeministër do ta mbajë në zyrë flamurin e Kosovës. Që nga koha kur Kurti e ka marrë postin e kryeministrit asnjëherë nuk ka pasur ndonjë iniciativë për ndryshimin e flamurit të Kosovës.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software