About: http://data.cimple.eu/claim-review/c0f4330acbd2ffd1fcfcf420fe346578e3eed9777be6ff57828cdffb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rreme për minatorët e Trepçës Deklarata Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i fotografisë së minatorëve me përshkrimin “Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra” është i rremë. Fotografia në të cilën shihen minatorët duke ngrënë bukë në minierë nuk është realizuar në Kosovë, por në një minierë në Turqi. Artikulli Më 11.03.2024 faqja në Facebook “Mitrovica SOT” (Arkiva) ka publikuar një fotografi të minatorëve me mbishkrimin “Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra”. E njëjta fotografi është publikuar edhe në faqet: Gazeta Plisi (arkiva) dhe Qyteti i Mitrovices (arkiva), Mitrofol (arkiva). Fotografia e publikuar mori rreth 2 mijë pëlqime, 127 komente dhe është shpërndarë 11 herë. Kjo fotografi është publikuar në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, më 11.03.2024 në ora 04:12 të mëngjesit, pra në kohën e syfyrit. Krypometër ka kontaktuar me menaxherët e tri minierave aktive të Trepçës për të verifikuar nëse fotografia është realizuar në Trepçë, si pretendohet në postimin e faqës “Mitrovica SOT” (Arkiva). Drejtori i minierës së Trepçës në Stantërg, Shyqeri Sadiku ka thënë se fotografia nuk është realizuar në atë minierë. “Nuk është e vërtetë kjo fotografi, nuk është realizuar në Stantërg, kjo është fotografi që është bërë jashtë Kosovës”– ka thënë Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës së Trepçës në Stantërg. Ai ka shpjeguar se aktualisht në Trepçë nuk është duke u punuar në ndërrimin e tretë (00:00h – 08:00h), që do të thotë se në kohën e syfyrit minatorët nuk janë në minierë. “Nuk është duke punuar ndërrimi i tretë për arsye se kemi mungesë të furnizimit me lëndë të parë. Aktualisht jemi duke punuar me dy ndërrime”- ka thënë Sadiku për Krypometër. Destan Kërleshi, nga sindikata e Trepçës, ka thënë së ndërrimi i dytë e ka ndërruar orarinë e punës, pasi aktualisht fillojnë punë në ora 20:00h dhe e përfundojnë në ora 02:00h. Krypometër ka kontaktuar edhe me drejtorin e minierës së Kishnicës, Arben Ramdani, i cili ka thënë se fotografia e publikuar nuk është bërë në flotacionin e kësaj miniere. Edhe drejtori i minierës së Artanës, Blerim Ymeri, ka ka thënë se fotografia e publikuar nga disa portale nuk është realizuar në minierën që ai drejton. Drejtori i minierës së Stantërgut ka thënë edhe se minatorët e Trepçës ushqehen në vendet e tyre të punës, pra në miniera nëpër hapësira të veçanta. Krypometër, përmes kërkimit të fotografisë në tineye.com ka gjetur se fotografia është publikuar në internet shumë kohë më parë dhe e njëjta nuk është realizuar në Kosovë. Në vitin 2019, fotografia u publikua nga “theguardian.com” me përshkrimin “Zonguldak, Turqi. Minatorët hanë shujtën e parë para agimit të Ramazanit në një minierë qymyri në Kilimli”– thuhet në përshkrimin e fotografisë nga “theGuardian.com”. E njëjta fotografi u publikua edhe nga disa medie të tjera, në vitin 2019 e në vitin 2021. Gjatë viteve të 80’ta, në kombinatin metalurgjik “Trepça” punonin rreth 20 mijë punëtorë në miniera dhe fabrikat që dikur ishin pjesë e kësaj ndërmarrje. Disa prej fabrikave të Trepçës janë mbyllur, ndërsa tani janë funksionale vetëm minierat, të cilat punësojnë rreth 2 mijë punonjës. Produktet kryesore, të cilat i prodhon miniera e “Trepçës” janë koncentrati i plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve tjera. Muaji i Ramazanit ka filluar më 11.03.2024. Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në Kosovë shumica e popullësisë janë myslimanë, apo 95.41%, katolikë 2.20%, ortodoks 1.40% ndërsa të tjerë 1%.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software