schema:text
| - Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com
Arsyetimi ‘me kos’ i Aleksandër Lumezit për djalin e Shpend Maxhunit
Deklarata
Aleksandër Lumezi: “Ende nuk dimë se çfarë veprime konkrete kanë marrë, apo kanë kryer ndonjë vepër penale. Sipas informacioneve të policisë, droga nuk është gjetur të djali i drejtorit të AKI-së, e as arma nuk është gjetur te djali i drejtorit të AKI-së”.
Vlerësimi
Me kos
Deklarata e Lumezit nuk është e saktë për shkak se kallëzimi penal i drejtuar nga policia në prokurori thekson se arma ishte gjetur në xhepin e jaknes së djalit të Shpend Maxhinit. Rrjedhimisht Prokuroria e Shtetit ka informacion zyrtar nga policia se arma është gjetur në makinën e djalit të Maxhunit dhe në jaknen e tij personale.
Artikulli
Shpëtim Maxhuni, djali i Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Shpend Maxhunit, është përfshirë në një rast më 12 tetor pasi në një pikë kontrolli policia në veturën e tij gjeti armë e drogë.
Në lidhje me të njëjtën çështje, KALLXO.com kishte publikuar kallëzimin penal, i cili ishte dërguar në prokurori një javë pasi kishte ndodhur ngjarja.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një debat në Televizionin Publik (RTK), kishte thënë se droga e arma nuk është gjetur te djali i drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit.
“Ende nuk dimë se çfarë veprime konkrete kanë marrë, apo kanë kryer ndonjë vepër penale. Sipas informacioneve të policisë, droga nuk është gjetur të djali i drejtorit të AKI-së, e as arma nuk është gjetur te drejtori i AKI-së”, ka thënë Lumezi në debat (shih deklaratën e plotë KËTU nga min 24:50).
Në anën tjetër, KALLXO.com në kallëzimin penal të cilin e kishte siguruar, ekskluzivisht kishte raportuar se arma ishte gjetur në xhepin e jaknes së djalit të Maxhunit, Shpetim Maxhunit.
Kur ishte pyetur në lidhje me armën, Shpëtim Maxhuni kishte deklaruar se arma është e kushëririt të tij, Rinor Maxhunit.
Gjithashtu, i njëjti ishte pyetur nga policia se pse nuk e kishte lajmëruar policinë ose kushëririn e tij, ndërsa përgjigja e tij ishte se Rinon Maxhunin do ta lajmëronte kur të kthehej nga dajallarët e tij.
|