Fotografia e Muamer Gadafit paraqitet si e Albin Kurtit
Deklarata
Përshëndetje Albinqe për militantët e VV-së
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia me përshkrimin ‘Përshëndetje Albinqe për militantët e VV-së’ është e fabrikuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka realizuar një fotografi me rroba të arit, si është paraqitur në këtë fotografi. Fotografia është e fabrikuar, pasi fytyra e kryeministrit të Kosovës është montuar në një fotografi të ish liderit të Libisë, Muamer Gadaf.
Artikulli
Më 13 korrik 2023, faqja në Facebook me emrin ‘Gjallë e kam I. Rugoven’ ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Albin Kurti i veshur me rroba të arit.
Fotografia në fjalë ka mbishkrimin ‘Përshëndetje Albinqe për militantët e VV-së’. Ndërsa brenda në fotografi janë të vendosur mbishkrimet ‘Zdravo’ dhe Muammar Al Bin Gadafi’.
Krypometri, duke përdorë platformën për kërkimit e fotografive “TinEye” ka gjetur se fotografia është e fabrikuar, pasi fytyra e kryeministrit të Kosovës është montuar në një fotografi të ish liderit të Libisë, Muamer Gadaf.
Fotografia reale, sipas “TinEye” për herë të parë është publikuar në internet në vitin 2008.