About: http://data.cimple.eu/claim-review/c3ba8a9b69378958e4b63167ac391eb740571af7c98d5995eb6ec513     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajm i rremë: Sulmet ruse në Ukrainë ilustrohen me video të vjetra Deklarata Lajmi i Fundit: Çmendet Vladimir Putini, lëshon 2 mijë raketa në drejtim të Ukrainës brenda një minuti. Vlerësimi Rrenë Video e publikuar nga disa media online në Kosovë si lajm i fundit për sulmet me raketa të Rusisë ndaj Ukrainës nuk është aktuale. Video e njëjtë qarkullon në internet së paku nga viti 2020. Artikulli Në mbrëmjen e të dieles, disa media online në Kosovë e kanë publikuar një video 18-sekondëshe, me pamje kinse nga sulmet ruse në Ukrainë. “Lajmi i fundit: Çmendet Vladimir Putini, lëshon 2 mijë raketa në drejtim të Ukrainës brenda një minuti”, thuhet në mbishkrimin e videos, e cila është publikuar nga “Gazeta Infokus”, “Prishtina News”, “Gazeta Shekulli” dhe “Gazeta Newborn” dhe është shikuar 238,512 mijë herë në Facebook. Kjo video, e cila është publikuar si lajm i fundit, duke iu referuar sulmeve të Rusisë në Ukrainë, qarkullon në internet së paku që nga viti 2020. Video e njëjtë është publikuar dy herë në Youtube në vitin 2020. Video e parë ka një gjatësi prej 18 sekondave, njëjtë sa ajo e publikuar nga mediat online në Kosovë, kurse tjetra është 42 sekonda. Sot, është dita e pestë e pushtimit rus – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur një operacion “special” për “çmilitarizimin” e njerëzve. Shtetet e Bashkimit, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe morën sanksione ndaj Rusisë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se po merr raporte për njerëzit që po bllokohen të hyjnë nëpër trena në Ukrainë. Një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po e shqyrton këtë raport dhe se 422 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në drejtim të vendeve fqinje. Më shumë se 100 mijë euro njerëz janë zhvendosur tani brenda Ukrainës, sipas OKB-së. KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për lajmet e rreme që janë duke qarkulluar për ngjarjet në Ukrainë. Raportimet mund t’i gjeni në këtë link.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software