schema:text
| - Konstatimi i rremë për sulmin ndaj anëtarës së KQZ
Deklarata
Shqip: SULM I RI SHIPTAR NË KOSOVË: I hodhën “koktej molotovi” shtëpisë së anëtares së Listës Serbe
Serbisht: NOVI ŠIPTARSKI NAPAD NA KOSOVU: Bacili ‘Molotovljev koktel’ na kuću člana Srpske liste
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Shqip: Titulli i artikullit “SULM I RI SHIPTAR NË KOSOVË: I hodhën “koktej molotovi” shtëpisë së anëtares së Listës Serbe”- është i rremë. Në artikull nuk është paraqitur asnjë fakt se sulmi në shtëpinë e familjes së anëtarës së KQZ nga Lista Serbe është bërë nga shqiptarët. Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ende nuk e kanë identifikuar ndonjë person të dyshuar dhe për rrjedhojë nuk dihet etnia e sulmuesit. Partia Lista Serbe ka thënë se sulmi është i motivuar politikisht, mirëpo nuk kanë thënë se i njëjti është kryer nga shqiptarët.
Serbisht: Naslov članka „NOVI ŠIPTARSKI NAPAD NA KOSOVU: Bacili ‘Molotovljev koktel’ na kuću člana Srpske liste“ je netačan. U članku nije predstavljen nijedan dokaz da su napad na kuću članice CIK-a iz Srpske liste izvršili Albanci. Kosovska Policija i Državno Tužilaštvo još uvek nisu identifikovali nijednog osumnjičenog, te se ne zna etnička pripadnost napadača. Stranka Srpska Lista je izjavila da je napad politički motivisan, ali nije rekla da su ga izvršili Albanci.
Artikulli
Më 26.01.2025, faqja e internetit Pravda.rs (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “SULM I RI SHIPTAR NË KOSOVË: I hodhën “koktej molotovi” shtëpisë së anëtares së Listës Serbe”.
Lajmi kishte të bënte me sulmin me koktej molotovi që ishte bërë në shtëpinë e Petar Popoviq në Ranillug, gruaja e të cilit është anëtare e komisionit zgjedhor nga partia Lista Serbe.
Por, në lajm askund nuk permendet dhe as nuk ofrohen fakte mbështetëse se është identifikuar sulmuesi dhe se i njëjti është shqiptar- ashtu si pretendohet në titullin e këtij artikulli.
Për të verifikuar pretendimet e bëra në titullin e këtij artikulli, Krypometër fillimisht i ka analizuar komunikatën e Policisë së Kosovës dhe informacionet nga Prokuroria e Shtetit për këtë rast. Në komunikatën e Policisë së Kosovës nuk është përmenduar i dyshuari apo etnia e tij.
Në natën kur ka ndodhë sulmi, më 25.01.2024 në ora 23:37h, Prokurori i Rastit Agron Uka kishte thënë se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit për ketë rast.
“Ajo çka kemi, është që dy shishe me koktej molotovi janë gjuajtur në drejtim të veturës së një anëtareje të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve). Ka mundësi që i dyshuari ka pësuar djegje, jemi në kërkim të provave dhe dëshmive të reja për t’i mbledhur ato”- kishte thënë Uka.
Pas publikimit të lajmit me titullin “Sulm i ri i SHIPTAR në Kosovë” nga faqja e internetit Pravda.rs, Krypometër e ka kontaktuar prokurorin e rastit, Agron Uka, për të verifikuar nëse është identifikuar ndonjë i dyshuar për sulmin me koktel molotovi.
“Jo, nuk kemi deri më tani asnjë person të dyshuar të identifikuar prandaj edhe nuk mund të themi për etni diçka, nuk ka asgjë por jemi duke vazhduar hetimet ende.”- ka thënë prokurori Uka për Krypometër, më 27.01.2025.
Nga Lista Serbe pretendojnë se këto incidente janë “sulme të motivuara politikisht”, mirëpo ata nuk i kanë akuzuar shqiptarët për këtë sulm.
“Pa dyshim që bëhet fjalë për një sulm të motivuar politikisht dhe përpjekje për të frikësuar anëtarët e këshillave zgjedhore të Listës Serbe, me qëllim që t’i pengojnë ata nga ndjekja dhe kontrolli i zgjedhjeve, në mënyrë që të favorizohen disa parti të tjera të preferuara nga Prishtina.”- thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Ranillugu është një nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 02.09.2025. Këshilli Europian po ashtu ka nisur një ekip që do të merret me monitorim të situatës në terren dhe procesit para zgjedhor.
***
Lažna tvrdnja o napadu na članicu CIK-a
Dana 26.01.2025, internet stranica Pravda.rs (arhiva) objavila je članak pod naslovom „NOVI ŠIPTARSKI NAPAD NA KOSOVU: Bacili ‘Molotovljev koktel’ na kuću članice Srpske liste“.
Vest se odnosila na napad Molotovljevim koktelom na kuću Petra Popovića u Ranilugu, čija je supruga članica izborne komisije iz partije Srpska Lista.
Međutim, u tekstu vesti nigde se ne pominje niti se nude dokazi koji potvrđuju da je napadač identifikovan i da je on Albanac – kako se tvrdi u naslovu članka.
Kako bi proverio tvrdnje iznete u naslovu, Krypometër je prvo analizirao saopštenje Kosovske Policije i informacije iz Državnog Tužilaštva o ovom slučaju. U saopštenju Kosovske Policije ne pominje se da je iko osumnjičen niti njegova etnička pripadnost.
U noći kada se napad dogodio, 25.01.2024. u 23:37h, tužilac Agron Uka izjavio je da osumnjičeni za ovaj slučaj još nisu identifikovani.
„Ono što znamo jeste da su dve boce sa Molotovljevim koktelom bačene ka vozilu članice CIK-a (Centralna Izborna Komisija). Postoji mogućnost da je osumnjičeni zadobio opekotine, tragamo za novim dokazima i svedocima kako bismo ih prikupili,“ rekao je Uka.
Nakon objavljivanja članka sa naslovom „Novi šiptarski napad na Kosovu“ na sajtu Pravda.rs, Krypometër je kontaktirao tužioca slučaja, Agrona Uku, kako bi proverio da li je identifikovan neki osumnjičeni za napad Molotovljevim koktelom.
„Ne, do sada nemamo nijednu identifikovanu osumnjičenu osobu, tako da ne možemo ništa reći o etničkoj pripadnosti, nemamo ništa novo, ali istraga je još u toku.“ – rekao je tužilac Uka za Krypometër, 27.01.2025.
Iz Srpske Liste tvrde da su ovi incidenti „politički motivisani napadi“, ali nisu optužili Albance za ovaj napad.
„Nema sumnje da je reč o politički motivisanom napadu i pokušaju zastrašivanja članova izbornih saveta Srpske Liste, kako bi im se onemogućilo da prate i kontrolišu izbore, a u cilju favorizovanja određenih stranaka koje podržava Priština.“ – navodi se u saopštenju Srpske Liste.
Ranilug je jedna od 10 opština sa srpskom većinom na Kosovu. Parlamentarni izbori na Kosovu održaće se 02.09.2025. Evropski Savet je takođe poslao tim koji će se baviti nadzorom situacije na terenu i predizbornog procesa.
|