schema:text
| - Rrena për përkeqësimin e gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos
Deklarata
Dhimbje E Madhe: Ndahet Lajm Shumë I Hidhur Për Liderin Historik Fatos Nano…
Vlerësimi
Rrenë
Titullin “Dhimbje E Madhe: Ndahet Lajm Shumë I Hidhur Për Liderin Historik Fatos Nano…” është i rremë. Në artikull thuhet se në ditën e raportimit i është keqsuar gjendja shëndetësore ish-kryeministrit, Fatos Nanos, por kjo nuk qendron. Për një keqësim të gjendjes shëndetësore të Nanos ishte raportuar më 28 maj 2021.
Artikulli
Me datën 13 shtator 2022 është publikuar në faqen e internetit “news.knews899.com” një informacion me titullin “Dhimbje E Madhe: Ndahet Lajm Shumë I Hidhur Për Liderin Historik Fatos Nano…”
Në periudha të ndryshme kohore është shpërndarë edhe në disa faqe të “Facebook”-ut, si në Konica Lajme 4 tetor 2022, Publikos 4 tetor 2022, Barisal-news 7 tetor 2022, Shqipëria 18 shtator 2022, AlbTech plus 13 shtator 2022, Iirida Jonë 18 shtator 2022, Shqiperia 13 shtator 2022.
Brenda informacionit thuhet se ish-kryeministri Shqipërisë Fatos Nano, “duket se ka shfaqur sot probleme me shëndetin”.
Por në fakt, ky informacion është publikuar nga mediat e Shqipërisë më datën 28 maj 2021, nw tw cilin thuhet se ish-kryeministri Fatos Nano duke zbritur nga makina e tij, teksa hynë në ambientet e një spitali privat.
Fatos Nano nga shtatori i vitit 2002 deri në shtator të vitit 2005 ka qenë Kryeministër i Shqipërisë.
|