About: http://data.cimple.eu/claim-review/c3fedbd5fe4900116577e5736053f3358316795fd829e6be807d8260     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pasaktë se ‘Vuçiq e ka njohur pavarësinë e Kosovës’ Deklarata Vuçiç pranon pavarësinë e Kosovës/ Daniel Serwer: Vetëm kështu ndodh normalizimi Vlerësimi Me kos Nuk është i saktë titulli që konstaton se: “Vuçiç pranon pavarësinë e Kosovës/ Daniel Serwer: Vetëm kështu ndodh normalizimi”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Krypometër ka kontrolluar vendimet e publikuara nga institucionet e Serbisë dhe aty nuk fuguron ende asnjë vendim apo komunikatë që thot se e pranojnë shtetin e Kosovës. Ndërkohë, në kushtetutën e Serbisë vazhdon të figurojë Kosova si pjesë e këtij shteti. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17.02.2008 dhe deri më tash është pranuar prej më shumë se 100 shteteve, si dhe është pranuar në disa nga institucionet ndërkombëtare duke përfshirë Bankën Botërore, FMN, UEFA dhe FIFA. Artikulli Më 29.10.2024 faqja në Facebook-ut Ntv Televizion (arkiva) ka publikuar një infografikë në të cilën shihet profesori në Universitetin John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer. Në fotografi është vendosur mbishkrimi: “Vuçiç pranon pavarësinë e Kosovës/ Daniel Serwer:Vetëm kështu ndodh normalizimi”. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka analizuar tekstin e publikuar si dhe ka kontrolluar vendimet dhe komunikatat e lëshuara nga Qeveria dhe Presidenca e Serbisë. Përkundër paralajmërimit në titull se: “Vuçiç pranon pavarësinë e Kosovës”- në artikull nuk thuhet një gjë e tillë. Në artikull është përdorur një intervistë e profesorit amerikan Serwer i cili ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë do të kishte zgjidhje nëse Serbia dhe presidenti i saj do ta trajtonte Kosovën si shtet fqinj, e jo si territor të sajin. Serwer këtë intervistë e ka dhënë për mediumin serb Danas, mirëpo askund ai nuk e përmend se tashmë Vuçiq e ka pranuar territorin dhe pavarësinë e Kosovës. Krypometër e ka kontrolluar faqen zyrtare të Presidencës së Serbisë, por as aty nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare që njofton për njohje të Kosovës. Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj në Kushtetutë dhe aty kërkon nga të gjitha institucionet që të angazhohen në mbrojtje të interesave të saj në Kosovë. Krypometër i ka ka kontrolluar edhe faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës, përkatësisht Zyrën e Kryeministrit, por nuk ka gjetur ndonjë njoftim për njohje nga Serbia. As te lista e njohjeve të publikuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk figuron se shteti serb e njeh Kosovën. Njohja e fundit që është publikuar është ajo e Izraelit, më 01.02.2021. Negociatat Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17.02.2008 dhe deri më tash është pranuar prej më shumë se 100 shteteve, si dhe është pranuar në disa institucione ndërkombëtare duke përfshirë Bankën Botërore, FMN, UEFA dhe FIFA. Ndërsa, më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte konstatuar se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Një vit më vonë, në vitin 2011, Kosova dhe Serbia nisën përpjekjet për normalizim të raporteve mes dy shteteve. Në vitin 2011, dialogu mes dy shteteve nisi për çështje teknike, por gjatë gjithë kohës kishte çështje politike që ishin pengesë dhe u diskutuan gjatë këtij dialogu. Më 02.07.2011, njëra prej ujdive të para mes Kosovës dhe Serbisë ishte ajo mbi lëvizjen e lirë. Atë kohë në krye të negociatave nga Kosova ishte Edita Tahiri, e cila mbante edhe postin e zëvendëskryeministres. Ndërsa, si kryenegociator nga Serbia ishte Borko Stefanoviq. 11 vjet më parë u arrit marrëveshja e parë e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, më 19.04.2013 në Bruksel. Hashim Thaçi, në atë kohë kryeministër i Kosovës dhe Ivica Daçiq firmosën ujdinë me 15 pika, që synonte normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Zhvillimet politike në Kosovë i ka karakterizuar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, proces të cilin e përcollën shumë marrëveshje të nënshkruara por që pak prej tyre kanë arritur të zbatohen. Në fillim të vitit 2023, palët u dakorduan që përmes propozimit të Bashkimit Europian, i njohur si “Plani franko-gjerman”, të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, që sipas nenit 10 të planit “mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”. Marrëveshja me 11 nene, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra- tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Aneksi i dakorduar më 08.03.2023 në Ohër, ka paraparë që Kosova të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software