Opinioni paraqitet në formë të lajmi
Deklarata
Vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk ndryshojnë
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikulli “Vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk ndryshojnë” nuk ka të bëjë me fotografinë me të cilën është ilustruar. Ky citat nuk është thënë nga liderët e opozitës në Kosovë dhe as nuk është citat që e ka thënë dikush në mënyrë specifike për qëndrimin e tyre. Titulli dhe përmbajtja e artikullit janë opinone, kurrse portali i ka cunguar dhe publikuar në formë të lajmit.
Artikulli
Më 17 mars 2023 faqja e internetit “news372media.com” ka publikuar një artikull me titull: “Vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk ndryshojnë”.
Në Ballinën e këtij artikulli është fotoja e tre liderëve të partive opozitare në Kosovë: Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhiku ng Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Përkundër faktit që artikulli është ilustruar me fotografitë e liderëve opozitarë, lajmi nuk ka të bëjë me ta.
Në artikull përmenden vetëm me një vend termi “Opozita e sotme PAN-iste”, por është në kuadër të një opinioni të shkruar rreth qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Artikulli i publikuar në news372media.com është një opinion, e jo lajm si është paraqitur nga portali.
Ky opinion është shkruar nga Idriz Zeqiraj, dhe është publikuar fillimisht në faqen e internetit botasot.info, por faqja news372media.com ka publikuar copëza të këtij artikulli në formë të lajmi pa e treguar autorin e vërtetë.