About: http://data.cimple.eu/claim-review/c454201479269871a9524ba86b17305c9de7d6919016e63936c0bd2c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shtrembërimi i deklaratës së kryeimamit për dasma Deklarata Kryeimami kosovar thotë se është haram të shkohet në dasma, flet edhe për pushimet në det Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “Kryeimami kosovar thotë se është haram të shkohet në dasma, flet edhe për pushimet në det”, është i rremë. Pjesa e titullit, por që është përseritur edhe në artikull që thotë se “është haram të shkohet në dasma”, është e rreme. Kjo deklaratë nuk është thënë nga kryeimami, Bekim Jashari. Ai ka thënë se dasmat nuk janë haram dhe shkon edhe vet kur është i ftuar nga qytetarë të ndryshëm të Podujevës. Artikulli Disa media online kanë publikuar një artikull në të cilin thuhet se është haram të shkohet në dasma. Ueb- fajqja worldnetpress.com, Gazeta Demos dhe ueb faqja newsmedia666.com kanë publikuar lajmin me titull “Krye imami kosovar thotë se është haram të shkohet në dasma, flet edhe për pushimet në det”. Lajmi është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si: albapress.net, Gazeta Demos dhe Hitet e vjetra, Kosova dhe Gazeta Kosova. Titulli i lajmeve të publikuara është i rremë. Kryeimami në Podujevë, Bekim Jashari në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se deklarata e tij e publikuar në ato lajme është e rreme. Jashari ka thënë se nuk ka deklaruar që dasmat janë haram dhe se shkuarja në dasma është haram. “I kam lexuar në media, janë të rreme. Unë nuk kam thënë dasmat janë haram dhe s’kam thënë se me shku në dasma është haram. Unë shkoj në dasma, para tre ditësh kam qenë në dasmë”- ka thënë Jashari për KALLXO.com. Më 27 korrik të këtij viti, Jashari ishte mysafir në një emision televiziv, në të cilën intervistë ai kishte folur për dasmat dhe shkuarjen në dasma. Ai kishte thënë se merr pjesë në dasma pasi qytetarët e Podujevës e ftojnë. “Unë isha pjesë në një dasmë para disa ditësh. Edhe qytetarët e Podujevës më ftojnë shumë dhe unë marrë pjesë. Kur ka ndonjë këngë të bukur besa edhe mund t’i bashkohem këngëtarit nuk ka problem”- ka thënë Jashari. Sipas Jasharit, dispozita e martesës është hallall dhe nëse nuk do të ishte e lejuar, ai dhe shume hoxhallarë nuk do të ishin martuar. “Dispozita në islam e martesës është hallall, e lejuar. Po të ishte dasma haram, ne hoxhallarët më së pari nuk ishim martu por, pothuajse shumica e imamëve jemi të martuar”- ka thënë Jashari. “Por ajo që disa mund të mendojnë është forma se si bëhet. Nëse tash ne themi po servohet alkool, ne nuk mund të themi se është e lejuar sepse ka citat në Kuran i cili prerazi që e ndalon, në Kuran është i ndaluar alkooli”- ka shtuar ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software