About: http://data.cimple.eu/claim-review/c45b5127c8c3674062533a258953cb61930c1f631f01679c994092c8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja mediale për vdekjen e avokatit Deklarata Syri.net – “Vdes avokati Ilir Ponosheci nga COVID-19” Kosova Ime – “Vdes avokati i njohur kosovar nga COVID-19” Vlerësimi Rrenë Viktima e COVID-19 nuk ka qenë avokat siç është potencuar nga mediat të cilat e kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij. Kjo vërtetohet edhe nga lista e të gjithë avokatëve që veprojnë në Kosovë e që është e publikuar në faqen zyrtare të Odës së Avokatëve të Kosovës. Artikulli Ilir Ponosheci që ishte infektuar me COVID-19 ka vdekur dje, duke iu shtuar listës prej 488 personave që kanë humbur betejën me virusin. Për vdekjen e Ponoshecit kanë raportuar media të ndryshme në Kosovë duke u nisur edhe nga postimi i avokatit Arianit Koci. “Ilir Ponosheci na la. COVID-19 ndërpreu një shoqërim 45 vjeçar. Ngushëllime!”, ka shkruar Koci në Facebook duke e shoqëruar edhe me një fotografi të të ndjerit Ponosheci. Disa nga mediat që e kanë bërë lajm këtë postim të avokatit Koci janë edhe “Syri.net” dhe “Kosova Ime”. “Vdes avokati Ilir Ponosheci nga COVID-19” dhe “Vdes avokati i njohur kosovar nga COVID-19”, janë titujt me të cilët është dhënë lajmi për vdekjen e njërit nga viktimat e fundit nga COVID-19. Por këto media kanë gabuar profesionin e Ponoshecit. Ponosheci nuk ka qenë avokat, kjo vërtetohet edhe nga lista e avokatëve që veprojnë në Kosovë e që mund të gjendet në faqen e Odës së Avokatëve të Kosovës. Që nga 13 marsi kur në Kosovë është shfaqur rasti i parë me COVID-19 e deri më sot, në Kosovë janë regjistruar 12,683 të infektuar me COVID-19, 8,788 të shëruar nga ky virus dhe 488 të vdekur nga pandemia COVID-19. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software