About: http://data.cimple.eu/claim-review/c4d68b7c7c7819a7ce658c35f05f86d39e39f0b445fe60e5c814a331     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrimi që nuk përputhet me fotografinë Kurti- Erdogan Deklarata “Sigurt, ura Ibrit do hapët, plus do drona ma shumë” Vlerësimi Me kos Fotografia e kryeministri të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan është nxjerrë jashtë kontekstit duke u publikuar me përshkrimin “Sigurt, ura Ibrit do hapët, plus do drona ma shumë”. Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës dhe njoftimin e publikuar nga Presidenca e Turqisë nuk është thënë se në takimin në mes të dy liderëve është diskutuar për hapjen e urës së Ibrit. Hapjen e urës së Ibrit e kanë kundërshtuar vendet e QUINT-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara), si dhe Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR që aktualisht udhëhiqet nga komandati Özkan Ulutas. Artikulli Në profilin në Threads ‘tvsupersky’ (arkiva) është publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Postimi përmban përshkrimin “Sigurt, ura Ibrit do hapët, plus do drona ma shumë”. Krypometër ka analizuar postimin në fjalë dhe ka gjetur se përshkrimi nuk ndërlidhet me atë se çka është paraqitur në foto, pra takimi i Kurtit me Erdogan. Krypometër përmes kërkimeve të fotografisë në Google Lens ka gjetur se e njëjta ishte realizuar më 31.05.2024, në kohën kur kryeministri Kurti ishte pritur për në një takim nga presidenti Erdogan në Turqi. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, liderët në këtë takim kishin diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes. “Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të tij, sikurse shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate”- thuhet në kumtesë. Pra në asnjë pjesë të njoftimit zyrtar nuk përmendet se Kurti dhe Erdogan kanë diskutuar për urën mbi Ibër. Edhe Presidenca e Turqisë kishte njoftuar (shih këtu dhe këtu) për takimin e presidentit Erdogan me kryeministrin Kurti, por ata nuk kishin thënë se në takim është folur edhe për hapjen e urës së Ibrit. E hapja e urës së Ibrit është kthyer në temë në Kosovë që nga muaji korrik kur filluan paralajmërimet e para të Qeverisë së Kosovës që synojnë ta hapin urën e Ibrit për qarkullim të veturave. Më 18.07.2024, kryeministri Kurti ka treguar për synimet e qeverisë për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër. “Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”- ka thënë Kurti në një konferencë për media. Kurse më 02.08.2024 Kurti kishte paraqitur para diplomatëve planin e Qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Mirëpo, ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara), nuk kanë mbështetur ndryshimin e statusit aktual të urës së Ibrit në Mitrovicë. Më 13.08.2024, kryeministri i Kosovës e kishte pritur në takim komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas. Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se kryeministri e ka njoftuar komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër. “Në kuadër të hapave të nevojshëm të ndërmarrë nga Qeveria për hapjen e urës, ai rikujtoi dhe takimin publik me qytetarët e Mitrovicës së Veriut, të organizuar më 8 gusht nga komuna e Mitrovicës së Veriut e ku të pranishëm ishin qytetarë nga komuniteti serb, organizata joqeveritare dhe përfaqësues nga niveli qendror e lokal si dhe KFOR-i dhe EULEX”- thuhet në komunikatën e publikuar nga ZKM-ja. Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rikonfirmuar përmes një komunikate qëndrimin se çdo vendim në lidhje me urën e Ibrit duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. “KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth. Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”– thuhet në komunikatën e KFOR-it.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software