About: http://data.cimple.eu/claim-review/c51d1802b8915e038b15c3000f05c31cea04b128cbd390936e63022e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena ‘Afatgjatë’ e Kryetarit të Shtimes për Stacionin e Autobusëve Deklarata Naim Ismajli në vitin 2009: Shtimja do të bëhet me stacion të autobusëve gjatë mandatit vijues. Vlerësimi Rrenë e kryptë Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli nuk e ka realizuar premtimin e tij as pas 7 vjetëve, pra plot dy mandate. Ndërkohë, qytetarët e Shtimes vazhdojnë të presin autobusë nëpër trotuare e vende të papërshtatshme. Artikulli Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka premtuar tash e 8 vjet se do të ndërtojë Stacionin e Autobusëve, që ishte një nga kërkesat e qytetarëve të kësaj komune. Premtimin e kishte bërë në një debat televiziv në emisionin “Jeta në Kosovë”, të moderuar nga Jeta Xharra. Ismajli kishte thënë se mungesa e planit zhvillimor dhe urbanistik kanë qenë pengesa për bërjen e stacionit të autobusëve në mandatin e parë të tij si kryetar. Ai ka qenë kryeshef ekzekutiv në Komunën e Shtimes që nga viti 2001 deri në vitin 2007. Në vitin 2007 është bërë kryetar i Komunës. “Ne posa e kemi përfunduar planin zhvillimor dhe planin urban, problemi i rrugës unazë- që nuk ka qenë i definuar- është gjithmonë problem për të saktësuar vendin e Stacionit të Autobusëve”, ka thënë Ismajli në vitin 2009 kur po garonte për kryetar të Komunës se Shtimes. Ai kishte premtuar se stacioni i autobusëve do të jetësohej në vitin 2011. “Tashmë në planin zhvillimor ne e kemi saktësuar vijën se kah do të jetë rruga unazë dhe gjatë mandatit vijues stacioni i Autobusëve do të ngritët në partneritet publiko- privat dhe në këtë formë edhe do të menaxhohet dhe do të gjendet pika që i frekuenton të gjitha segmentet, rrugët e Prizrenit, Prishtinës dhe Ferizajt”, ka thënë ai. Autorja e emisionit Jeta në Kosovë ka kërkuar të jetë me i saktë për kohën e realizimit të këtij premtimi, nëse do të realizohet gjatë vitit 2010. “Nuk mund të bëhet (stacioni) në fund të 2010-ës, por kjo mendohet të jetë në vitin 2011”, ka thënë Ismajli. Instituti GAP në vitin 2009, bazuar në një anketë me qytetar, e ka renditur mungesën e Stacionit të Autobusëve si një nga pesë problemet kryesore të kësaj komune.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software