About: http://data.cimple.eu/claim-review/c640e0320aec4f9941b8ec2ee168ce6159361af8f1cf986426269d66     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajm i rremë se Salwan Momika që dogji Kuranin është gjetur i vdekur në Norvegji Deklarata #LAJMI I FUNDIT: Salwan Momika, personi që dogji Kuranin e Shenjtë disa herë në Suedi, u gjet i vdekur në Norvegji Vlerësimi Rrenë Postimi me titull “#LAJMI I FUNDIT: Salwan Momika, personi që dogji Kuranin e Shenjtë disa herë në Suedi, u gjet i vdekur në Norvegji” është i rremë. Salwan Momika, personi që e ka djegur Kuranin në Suedi, nuk ka vdekur. Kjo është konfirmuar nga Policia e Norvegjisë, por edhe nga vet Momika, në një postim që ky i fundit ka bërë në X. Momika ka bërë disa postime gjatë muajit prill 2024 duke përfshirë video, të cilat dëshmojnë se i njëjti është gjallë. Artikulli Më 02.04.2024 faqja në Facebook ‘Insajder’ (arkiva) ka publikuar një video me titull “#LAJMI I FUNDIT: Salwan Momika, personi që dogji Kuranin e Shenjtë disa herë në Suedi, u gjet i vdekur në Norvegji”. I njëjti lajm është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook si: Lipjani Media (arkiva), Kanal Islam (arkiva), KosovaLajm.net (arkiva), Lajme Nga Gjilani (arkiva). Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar raportimet e mediave në Suedi dhe Norvegji, si dhe ka kontrolluar postimet e bëra në profilet e verifikuara të Momika në rrjetet sociale. Në profilin në X (Twitter), Salwan Momika (arkiva) më 11.04.2024 kishte bërë një postim rreth raportimeve të disa mediave për vdekjen e tij. “Gazetat dhe faqet e lajmeve që publikuan lajmin për vdekjen time në Norvegji janë të rreme dhe qëllimi i tyre është të frikësojnë të gjithë ata që dyshojnë ose kritikojnë Islamin”- shkroi mes tjerash Momika. Policia norvegjeze për TV2, më 02.04.2024, ka konfirmuar se Momika nuk ka vdekur dhe se i njëjti ndodhet në paraburgim. Mediumi Reuters ka raportuar se Momika ishte arrestuar më 28.03.2024 në Norvegji dhe se u dërgua në Suedi. Më 14.04.2024, Momika në një postim në platformën X (arkiva) e kishte kritikuar Norvegjinë dhe Suedinë për trajtimin e tij. “Pavarësisht sigurisë kombëtare atyre po u ofrohet azil dhe mbrojtje. Ndërkohë Norvegjia dhe Suedia thonë se Salwan Momika po kërcënon sigurinë kombëtare”- shkroi mes tjerash Momika. Më 13.04.2024 Momika (arkiva) kërkoi mbështetje financiare nga mbështetësit e tij, për “tu përballur me krizën”. Krypometri ka kërkuar për raportime për vdekjen e Momikas në mediat Norvegjeze dhe Suedeze, por nuk ka mundur të gjejë raportime të tilla nga mediat e këtyre dy vendeve. Më 28 qershor 2023, Al Jazeera raportoi se Momika ka djegur Kuranin para xhamisë së Stokholmit në Suedi. Sipas Al Jazeeras, Momika, është një refugjat irakian që kërkon ndalimin e Kuranit në Suedi. France24 raportoi se Momika dogji Kuranin pasi që Turqia po vononte anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ky medium ka raportuar se Policia suedeze hapi hetimet ndaj Momikës për “trazimin e një grupi etnik”. Thelocal.se, një medium suedez, citon Momikan duke thënë “Nuk po luftojmë kundër muslimanëve por kundër mendimeve të tyre. Nuk jemi kundër muslimanëve, jemi në anën e tyre”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software