About: http://data.cimple.eu/claim-review/c69df33095a318bcfad589712c6d31ee20db086956a8924cee5f4d86     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë se liberalizimi i vizave është kushtëzuar me finalizim të dialogut Deklarata Lajm ‘b0mbe’ nga Evropa për Kosovën: Njëherë dialogu me Serbinë, pastaj IiberaIizimi” Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit është i rremë dhe nuk përkon me deklaratën e Michel, pasi ai në konferencë për media i ka përmendur dy çështjet, por nuk e ka potencuar që fillimisht të ketë dialog me Serbinë e pastaj liberalizim. Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë një nga kushtet e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën. Artikulli Ueb-faqja Gazetaz.com, më 17 qershor, kishte publikuar artikull nga konferenca e mbajtur mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit i Këshillit të Evropës, Charles Michel. Në titull thuhet: “Lajm ‘b0mbe’ nga Evropa për Kosovën: Njëherë dialogu me Serbinë, pastaj IiberaIizimi”. Titulli i artikullit është i rremë dhe nuk përkon me deklaratën e Michel, pasi ai në konferencë për media i ka përmendur dy çështjet, por nuk e ka potencuar që fillimisht të ketë dialog me Serbinë e pastaj liberalizim. Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka mbajtur konferencë për media gjatë vizitës së tij në Kosovë së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani më 15 qershor. Michel kishte deklaruar se angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë – Beograd. Michel ka folur edhe për liberalizimin e vizave ku kishte thënë se shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. “E mirëpresim fokusin e juaj për implementimin e reformave dhe në çështjet kyqe siç është sundimi i ligjit, ruajtja nga terrorizmi dhe kemi diskutuar edhe liberalizimin e vizave. Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë – Beograd. Dhe duhet të implementohen gjitha marrëveshjet e kaluara dhe është koha që të shikojmë përpara dhe t’i avancojmë gjitha këto për të mirën e gjithë regjionit”, kishte thënë Michel gjatë konferencës. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Rajon që nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së. Përkundër faktit që Kosova i ka plotësuar gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja për liberalizim të vizave, BE-ja ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbër Kosovës për heqjen e vizave. Janë dhënë deklarata nga lider të ndryshëm se në takimin e datës 23 qershor të Këshillit Europian do të flitet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë, madje u tha se do të jepet drita e gjelbër. Por, kjo nuk ndodhi. Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë një nga kushtet e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software