About: http://data.cimple.eu/claim-review/c6c5c180791821cd2681461f9a2e2f3b06c2b4cc30d782487c2bb7d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se marrëveshja bazike për normalizim do të nënshkruhet 27 shkurt 2024 Deklarata Firmoset më 27 shkurt/ Kurti për marrëveshjen me Serbinë Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Firmoset më 27 shkurt/ Kurti për marrëveshjen me Serbinë” është i rremë. Në përmbajtje të artikullit thuhet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmëri për nënshkrim të marrëveshjes bazike, por që nuk ka deklaruar se marrëveshja do të nënshkruhet më 27.02.2024. Kjo nuk është e vërtetë sepse Kryeministri Albin Kurti dhe Presindeti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk janë takuar në Bruksel më 27 shkurt 2024 dhe atje nuk është nënshkruar marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve siç është paralajmëruar në këtë artikull. Më 27 shkurt 2024, një delegacion i Kosovës i udhëhequr nga Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel, të kryesuar nga Miroslav Lajçak, por atje nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje e re. Artikulli Më 20.02.2024 portali ntv.al (arkiva) ka publikuar një lajm me titull “Firmoset më 27 shkurt/ Kurti për marrëveshjen me Serbinë”. E njëjta përmbajtje, veç se e prezantuar si video është publikuar në faqen portalit “Ntv Televizion (arkiva)”. Krypometër ka verifikuar faktet e paraqitura në titull dhe është vërejtur se nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje të artikullit thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmëri për nënshkrim të marrëveshjes bazike, por që nuk ka deklaruar se marrëveshja do të nënshkruhet më 27.02.2024. Pas kontrollimit të deklaratave të kryeministrit Kurti, Krypometër ka gjetur deklaratën origjinale të kreut të ekzekutivit të qeverisë së Kosovës. Kurti më 19.02.2024 para gazetarëve ishte pyetur nëse është ftuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ai ka thënë se do të shkonte në takim nëse do të ftohej për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. “Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua, marrëdhëniet do të normalizoheshin qysh në vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin dhe marsin e vitit 2023, e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo”- tha Kurti. Pra, në këtë deklarim, Kurti nuk ka thënë se marrëveshja do të nënshkruhet me 27.02.2024. Për të verifikuar se nëse në Bruksel ka pasur firmosje të Marrëveshjes Bazike më 27.02.2024, Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se informacioni është i rremë. “Lajmi se ka pasur nënshkrim është i pavërtetë”- ka thënë Kryeziu për Krypometër. Kurti në vazhdimësi ka deklaruar se është i gatshëm që të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike të dakorduar më 27.02.2023 bashkë me aneksin e zbatimit, gjithashtu e dakorduar më 18.03.2023. Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, të mbajtur më 09.02.2024, kryeministri Kurti e pat ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që të nënshkruajë marrëveshjen bazike për normalizim të marrëdhënieve. “Për një veprim dypalësh në ndryshim nga i njëanshëm, le të nënshkruajmë marrëveshjen që kemi rënë dakord si tekst. Unë dhe zotëri Vuçiq kemi rënë dakord për tekstin më 27 shkurt vitin e kaluar në Bruksel dhe zbatimin e aneksit në Ohër më 18 mars. Pra, po, ne jemi të përkushtuar në dialog, por a e dini çka, ne tashmë kemi një marrëveshje, por në mënyrë që të mos kemi shkelje të kësaj marrëveshjeje, ta respektojmë dhe zbatojmë, po them ta bëjmë një veprim bilateral që do ishte nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.”- ishte shprehur Kurti në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në anën tjetër, më 27.02.2024 në Bruksel është zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të emisarit Mirosllav Lajçak. Në atë takim, temë e diskutimit ka qenë rregullorja e Bankës Qendrore për operacione me para të gatshme, e cila përcakton euron si valutë të vetme që përdoret si mjet pagese në Kosovë. Në njoftimin e lëshuar nga BQK dhe BE nuk është thënë se në takim është diskutuar mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kosova u përfaqësua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili; Dardan Fusha, zëvendësguvernator për Operacione Bankare; Jeton Bajramaj, udhëheqës i Departamentit të Parave dhe Marrëdhënieve Bankare dhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë dhe Agron Bajrami ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel. Kurse përfaqësuesit e Serbisë ishin kryenegociatori Petar Petkoviq dhe një delegacion teknik i Ministrisë së Financave të Serbisë. Përmes një komunikate për media, BQK bëri të ditur se gjatë këtij takimi, delegacioni i lartë i BQK ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Sipas BQK, autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK dhe rregullimi i vendosur nga BQK nuk u vu në diskutim apo kontestua nga BE, porse sipas tyre “janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serbë”. Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme ka hyrë në fuqi më 01.02.2024. Kjo ka ngjallur reagimin e Beogradit zyrtar për të drejtat e komunitetit serb që jeton në Kosovë, të cilët bëjnë pagesa e paguajnë me dinarë. Bashkimi Europian vazhdimisht ka kërkuar që çështja e rregullores së BQK të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software