About: http://data.cimple.eu/claim-review/c6e5ea4142fb11489823d8b8ae487b293f4d4ac621c03f32eea6f005     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tentimi i shitjes së ilaçit përmes mashtrimit Deklarata Vlerësimi Rrenë e kryptë Artikulli që sugjeron që është zbuluar një ilaç që e shëron hipertensionin është i rremë. Në këtë artikull është përdorë një emër fiktiv, Arben Llushi. Oda e mjekëve të Kosovës ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka kardilog me emër Arben Llushi. Për më tepër edhe fotografia e përdorur në këtë artikull nuk është e ndonjë mjeku apo kardilogu, por e gazetarit rus, Valdimir Pozner. Artikulli Autor: Diellza Berisha Faqja online, Gazeta Mjekësore, ka publikuar një shkrim në të cilin pretendohet se medikamenti i quajtur “Hypertea” mund të bëjë pastrimin e enëve të gjakut për pensionistët dhe pacientët me hipertension dhe se si mund të kalojnë të ashtuquajturat 9 sëmundjet e pashërueshme, që sipas tyre mesatarisht, një muaj pas pastrimit të enëve të gjakut, një person humb 8-12 kg. Linku i kësaj faqeje është i bërë vetëm për të publikuar këtë lajm, duke ofruar mundësi që të porositet online ilaço i cili kushton 39 euro. I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në faqe të Facebook, tek: Sunset. Sipas shkrimit kardiologu Arben Llushi është mjek i cili po arrin të shërojë të gjithë dhe tek ai shkojnë persona të njohur të Kosovës por edhe nga vendet e BE-së. KALLXO.com ka konfirmuar me Odën e Mjekësve se në Kosovë nuk ka mjek kardiolog me emrin Arben Llushi. Pra emri i përdorur në këtë artikull është fiktiv. Ndërsa, fotografia me të cilën është ilustruar lajmi është fotografia e gazetarit rus, Vladimir Pozner. Hipertensioni mund të trajtohet me medikamente të aprovuara paraprakisht nga institucionet shtetërore, sic është Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) apo Agjencia e Produkteve dhe Pajisjeve Mjekësore në Kosovë dhe të cilat mund t’i përshkruajë vetëm mjeku i cili e di gjendjen e pacientit. Ende nuk ka të aprovuar vetëm një ilaç, i cili mund ta shërojë tërësisht ashtu siç pretendohet në artikullin e shpërndarë në faqet online. Për të promovuar këtë ilaç, në të kaluarën janë publikuar informacione të ngjashme me emra fiktive të kardiologëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software