About: http://data.cimple.eu/claim-review/c6f0da63c0d0f2c9b7c499f81319702f566ac6194cdd17af7dd3ee3f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë në emër të Mërgim Lushtakut Deklarata Nuk mund të largohem nga Kosova. Smundem me e lan tokën e babës shkret Vlerësimi Rrenë Fotografia dhe mbishkrimi i saj “Nuk mund të largohem nga Kosova. Smundem me e lan tokën e babës shkret” janë të rreme. Fotografia në të cilën shihet deputeti Mërgim Lushtaku me uniformë të mjekut është e fabrikuar. Citati që është vendosur mbi këtë fotografi nuk është thënë asnjëherë nga deputeti i PDK-së, Lushtaku. Ai është një nga deputetet opozitar aktivë në Kuvendin e Kosovës. Artikulli Më 22.02.2024, një faqe e Facebook “Fleta Press” është shpërndarë një fotografi e deputeti Mergim Lushtaku me një citat që i është mveshur atij që thotë “Nuk mund të largohem nga Kosova. Smundem me e lan tokën e babës shkret” (Arkivi). Krypometër, përmes platformës për kërkim të fotografive ‘Yandex’ ka gjetur se fotografia është e manipuluar, pasi është përdorë një fotografi që përdorët për ilustrim të profesionit të mjekut. Në fotografin e manipuluar shihet deputeti Lushtaku i veshur me mantil të bardhë duke u prezantuar si personel shëndetësor. Krypometri ka kontaktuar me deputetin Lushtaku, i cili ka mohuar të ketë dhënë ndonjë deklaratë të tillë ndonjëherë. “Unë kurrë nuk kam bërë një deklaratë të tillë” – tha Lushtaku. Ai gjithashtu tha se nuk është mjek me profesion dhe kjo foto është montuar. “Kjo është si pjesë e propagandës së palëve kundërshtare për të denigruar imazhin tim”- tha tutje ai. Mërgim Lushtaku është deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (Arkivi). Kjo parti opozitare në këtë legjislaturë ka 18 deputetë dhe si e tillë është partia më e madhe opozitare. Lushtaku është zëvendëskryetari i parë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Lushtaku është djali i Sami Lushtakut, i cili aktualisht është nënkryetar i Komunës së Skenderajt dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës. Lushtaku ka qenë kryetar i Skenderajt për tri mandate; 2007-2009, 2009-2013 dhe 2013-2017. Ai gjithashtu gjatë vitit 2018 ka qenë anëtar i kryesisë dhe Këshillit Drejtues të PDK-së, e edhe nënkryetar i kësaj partie gjatë viteve 2020-2021. Sami Lushtaku, në debatin KallxoPernime, kishte treguar se pas luftës ka privatizuar tokë nga Agjencia Kosovare për Mirëbesim, duke paguar vetëm 5 euro për ari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software