About: http://data.cimple.eu/claim-review/c708945698200677941a7c636df5397815e208af9065bd6b446261a9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për ‘Rrenën e Kulluar’ Deklarata Avni Arifi: “Atë ditë kur e kam bërë postimin, e kam bërë komfor informacioneve që kanë qenë. Deri në atë ditë, përveç thashethemeve kurgjo zyrtare nuk ka ardhë në zyrën e Kryeministrit apo në Qeveri. Deri atë ditë, kurrë kërkush nuk ka folë për këtë çështje” Vlerësimi Me kos Sado që Arifi është shfajësuar duke thënë se postimin në Facebook e ka bërë bazuar në informatat që i kishte, krypometri vlerëson këtë deklaratë si rrenë me kos. Arifi qëndrimin e tij në ‘Facebook’ e ka dhënë duke e shpërndarë një lajm në të cilën citohej kryeparlamentari, Kadri Veseli duke thënë se stadiumi do të bartet në Drenas. Lajmi nuk ka qenë i rremë, sepse Veseli e ka thënë një gjë të tillë. Veseli është kryetar i PDK-së që ka numrin më të madh të deputetëve në kuadër të koalicionit qeverisës. Pra, Arifi e ka lexuar atë që e ka thënë kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Artikulli “Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe është e gatshme që vendin tonë ta përkrahë financiarisht në disa projekte, siç është ndërtimi i stadiumeve olimpike në Prizren dhe në Drenas, si dhe modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë. Këto dhe të tjera projekte në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh, së shpejti do të vihen në jetë”, kishte shkruar Veseli në Facebook. Lajmi që dha kryeparlamentari ngjalli një debat të ashpër nëpër mediat sociale. Debatin tentoi ta ndalojë Avni Arifi shefi i kabinetit të kryeministrit. “Stadiumi Olimpik ndërtohet aty ku ishte planifikuar. Pra në Bërnicë të Poshtme. Është gënjeshtër e kulluar ideja e zhvendosjes së tij në Drenas”, kishte shkruar në profilin e tij në Facebook Avni Arifi, shef i stafit të kabinetit të Kryeministrit Haradinaj. I kontaktuar nga Gazeta JnK, Arifi thotë se atë ditë ka folur bazuar në informacionet që i kishte. Ai tregon se lajmi i Veselit ishte i befasishëm edhe për kabinetin e kryeministrit. “Atë ditë kur e kam bërë postimin, e kam bërë konform informacioneve që kanë qenë. Deri në atë ditë, përveç thashethemeve kurgjo zyrtare nuk ka ardhë në zyrën e Kryeministrit apo në Qeveri. Deri atë ditë, kurrë kërkush nuk ka folë për këtë çështje”, tha Avni Arifi. Sado që Arifi është shfajësuar duke thënë se postimin në Facebook e ka bërë bazuar në informatat që i kishte, Krypometri vlerëson këtë deklaratë si “rrenë me kos”. Arifi qëndrimin e tij në ‘Facebook’ e ka dhënë duke e shpërndarë një lajm në të cilën citohej kryeparlamentari Kadri Veseli duke thënë se stadiumi do të bartet në Drenas. Lajmi nuk ka qenë i rremë, sepse Veseli e ka thënë një gjë të tillë. Veseli është kryetar i PDK-së që ka numrin më të madh të deputetëve në kuadër të koalicionit qeverisës. Pra, Arifi e ka lexuar atë që e ka thënë kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software