schema:text
| - Titulli i rremë se Trump ka vendosur t’i tërheqë trupat amerikane nga Kosova
Deklarata
Shqip: Panik në Europë: Trump tërheq trupat amerikane nga Kosova dhe Metohija, duke i lënë “të vetëm kundër Ushtrisë së fuqishme serbe!”
Serbisht: PANIKA U EVROPI: Tramp povlači američke trupe sa Kosova i Metohije, ostaju ‘sami protiv moćne srpske vojske’!
Vlerësimi
Rrenë
Shqip: Është i rremë titulli i artikullit “PANIKA U EVROPI: Tramp povlači američke trupe sa Kosova i Metohije, ostaju „sami protiv moćne srpske vojske“! (në shqip: Panik në Europë: Trump tërheq trupat amerikane nga Kosova dhe Metohija, duke i lënë “të vetëm kundër Ushtrisë së fuqishme serbe!”). Në titull pretendohet se tashmë presidenti Trump ka marrë vendim për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova, mirëpo në artikull nuk ofrohet asnjë fakt për këtë çështje. NATO në një përgjigje për Krypometër ka thënë se KFOR po vazhdon të kryejë misionin që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veri- atlantike, përfshirë praninë e SHBA në Evropë dhe se parandalimi dhe mbrojtja e NATO duhet të mbeten të fuqishme. NATO ka thënë se SHBA e ka bërë të qartë gjithashtu pritjen e saj që aleatët e NATO të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët.
Serbisht: Naslov članka „PANIKA U EVROPI: Tramp povlači američke trupe sa Kosova i Metohije, ostaju ‘sami protiv moćne srpske vojske’!“ je lažan. U naslovu se tvrdi da je predsednik Tramp već doneo odluku o povlačenju američkih trupa sa Kosova, ali članak ne nudi nijedan dokaz za ovu tvrdnju. NATO je u odgovoru za Krypometër jasno naveo da KFOR nastavlja svoju misiju u skladu sa Rezolucijom 1244, a američki zvaničnici su ponovili svoju posvećenost NATO-u i vojnom prisustvu u Evropi. Takođe, SAD nisu potvrdile nijednu odluku o zatvaranju vojne baze u Grčkoj, a Tramp je lično negirao ove navode. Zbog toga, tvrdnja da je Tramp odlučio da povuče američke trupe sa Kosova nije tačna.
Artikulli
Më 20.02.2025, faqja në Facebook Serbian Times (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: “PANIKA U EVROPI: Tramp povlači američke trupe sa Kosova i Metohije, ostaju „sami protiv moćne srpske vojske“! (në shqip: Panik në Europë: Trump tërheq trupat amerikane nga Kosova dhe Metohija, duke i lënë “të vetëm kundër Ushtrisë së fuqishme serbe!”)
Në titull pretendohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka marrë tashmë vendim për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Krypometër ka analizuar përmbajtjen e këtij artikulli të bashkangjitur, mirëpo në të nuk thuhet në asnjë vend se tashmë vendimi është marrë për tërhqje të trupave amerikane nga Kosova. Në artikull mediumi i referohet një artikulli të publikuar në median gjermane BILD, me titull “Europa në frikë! Agjencitë e inteligjencës kanë frikë nga tërheqja e trupave amerikane”, në të cilin BILD citon disa burime duke thënë se Italia po bëhet gati për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.
“Sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Atëherë, aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandër Vuçiqit, si dhe Ushtrisë së tij të fuqishme serbe.”- thuhet në raportimin e BILD.
Por, në artikullin e publikuar në BILD nuk thuhet se tërheqja e trupave është çështje e kryer dhe se presidenti Trump ka vendosur tashmë.
Krypometër ka kontaktuar me Zyrën për Media të NATO për të kuptuar nëse është marrë ndonjë vendim i prerë për tërheqjen e trupave amerikane të misionit të KFOR nga Kosova.
Në një përgjigje për Krypometër, Zyra për Media nuk thot se është marrë vendimi për tërheqje të trupave amerikane, mirëpo kanë treguar se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veri- atlantike. Më tej, NATO thekson se SHBA e ka bërë të qartë gjithashtu pritjen e saj që aleatët e NATO të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë së përbashkët.
“Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veri-atlantike, përfshirë praninë e SHBA në Evropë dhe se parandalimi dhe mbrojtja e NATO duhet të mbeten të fuqishme. Si pjesë e kësaj, SHBA e ka bërë të qartë gjithashtu pritjen e saj që aleatët e NATO të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim. Kjo është pjesë e asaj që duhet për të qëndruar gati.”- thuhet në përgjigjen e NATO për Krypometër.
Tutje, është thënë se KFOR është duke vazhduar të zbatojë mandatin e tij, që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB.
“Angazhimi ynë për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, si dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa.”- thuhet më tej në përgjigje.
KFOR u vendos në Kosovë më 12 qershor 1999, pas një fushate ajrore 78 ditore. Kjo fushatë ajrore u nis nga Aleanca në mars 1999, për të ndalur dhe kthyer katastrofën humanitare që po shkaktohejvatëherë nga qeveria e atëhershme e Serbisë.
KFOR e merr mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSOKB), më 10 qershor 1999 dhe nga Marrëveshja Ushtarako Teknike ndërmjet NATO dhe Qeverisë së Republikës Federale të Jugosllavisë e Republikës së Serbisë. KFOR vepron sipas Kapitullit VII të Kartës së OKB dhe si i tillë është një operacion për zbatimin e paqes.
Aktualisht komandat i KFOR është Gjeneral Majori, Enrico Barduani, i cili mori këtë detyrë më 11.10.2024.
Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave greke se presidenti ka urdhëruar mbylljen e një baze ushtarake amerikane në Aleksandrapolis në Greqi.
Në një paraqitje të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron më 24.02.2025, Trump u pyet për pretendimet e këtyre mediave se SHBA-ja do të mbyllë bazën ushtarake në Greqi, por ai u përgjigj shkurtimisht se “storja nuk është e saktë” (video min 04:45).
*****
Lažni naslov o tome da je Tramp odlučio da povuče američke trupe sa Kosova
Dana 20.02.2025, Facebook stranica Serbian Times (arhiva) objavila je članak pod naslovom:
„PANIKA U EVROPI: Tramp povlači američke trupe sa Kosova i Metohije, ostaju ‘sami protiv moćne srpske vojske’!“
U naslovu se tvrdi da je predsednik Sjedinjenih Američkih Država, Donald Tramp, već doneo odluku o povlačenju američkih trupa sa Kosova.
Krypometër je analizirao sadržaj ovog priloženog članka, ali se u njemu nigde ne navodi da je odluka o povlačenju američkih trupa sa Kosova već doneta. U članku se medij poziva na tekst objavljen u nemačkom BILD-u, pod naslovom „Evropa u strahu! Obaveštajne agencije se plaše povlačenja američkih trupa”, u kojem BILD citira nekoliko izvora koji tvrde da se Italija priprema za mogući scenario povlačenja američkih trupa sa Kosova.
„Prema informacijama BILD-a, Italija se priprema i za moguće povlačenje američkih trupa sa Kosova. U tom slučaju, evropski saveznici bi ostali sami na Balkanu protiv Putinovog prijatelja, Aleksandra Vučića, i njegove moćne srpske vojske.“ – navedeno je u izveštaju BILD-a.
Međutim, u članku BILD-a se ne navodi da je povlačenje trupa gotova stvar niti da je predsednik Tramp već odlučio o tome.
Krypometër je kontaktirao NATO Kancelariju za medije kako bi saznao da li je doneta konačna odluka o povlačenju američkih trupa KFOR-a sa Kosova.
U odgovoru za Krypometër, NATO Kancelarija za medije nije potvrdila da je doneta odluka o povlačenju američkih trupa, već su naglasili da su američki zvaničnici jasno izrazili svoju posvećenost Severnoatlantskoj alijansi. Takođe, NATO ističe da su SAD jasno stavile do znanja da očekuju od NATO saveznika da učine više, investiraju više i proizvedu više u cilju zajedničke bezbednosti.
„Američki zvaničnici su jasno izrazili svoju posvećenost Severnoatlantskoj alijansi, uključujući prisustvo SAD u Evropi, i da NATO odvraćanje i odbrana moraju ostati snažni. Kao deo toga, SAD su takođe jasno izrazile očekivanje da NATO saveznici učine više, investiraju više i proizvedu više u cilju naše zajedničke bezbednosti. NATO se stalno prilagođava promenljivom okruženju. To je deo onoga što je potrebno da bismo ostali spremni.“ – navedeno je u odgovoru NATO-a za Krypometer.
Nadalje, rečeno je da KFOR nastavlja da sprovodi svoj mandat, koji proizilazi iz Rezolucije 1244 Saveta bezbednosti UN.
„Naša posvećenost stabilnosti u celom Zapadnom Balkanu je nepokolebljiva. KFOR nastavlja da sprovodi svoj mandat zasnovan na Rezoluciji 1244 Saveta bezbednosti UN iz 1999. godine, sa ciljem doprinosa bezbednom okruženju za sve ljude i zajednice koje žive na Kosovu, kao i slobodi kretanja – u svakom trenutku i na nepristrasan način, u bliskoj koordinaciji sa Kosovskom policijom i Misijom EU za vladavinu prava na Kosovu, u njihovim odgovarajućim ulogama kao bezbednosni odgovor.“
Dalje se navodi da Sjedinjene Američke Države i dalje igraju ključnu ulogu u okviru KFOR-a, sa dugogodišnjim doprinosom koji trenutno uključuje više od 600 vojnika.
Pozadina prisustva KFOR-a na Kosovu
KFOR je raspoređen na Kosovu 12. juna 1999. godine, nakon 78-dnevne vazdušne kampanje NATO-a. Ova vazdušna kampanja pokrenuta je u martu 1999. godine kako bi se zaustavila humanitarna katastrofa koju je tada izazvala vlast Srbije.
KFOR mandat proizilazi iz Rezolucije 1244 Saveta bezbednosti UN (10. juna 1999) i Vojno-tehničkog sporazuma između NATO-a i vlade tadašnje Savezne Republike Jugoslavije i Republike Srbije
KFOR deluje u skladu sa Poglavljem VII Povelje UN i kao takav predstavlja misiju za sprovođenje mira.
Trenutni komandant KFOR-a je general-major Enriko Barduani, koji je ovu dužnost preuzeo 11.10.2024.
Donald Tramp negirao tvrdnje o zatvaranju američke baze u Grčkoj
Predsednik Sjedinjenih Američkih Država, Donald Tramp, takođe je demantovao tvrdnje pojedinih grčkih medija da je naredio zatvaranje američke vojne baze u Aleksandrupolisu u Grčkoj.
Tokom zajedničkog obraćanja sa francuskim predsednikom Emanuelom Makronom 24.02.2025, Tramp je upitan o tvrdnjama ovih medija da će SAD zatvoriti vojnu bazu u Grčkoj, ali je kratko odgovorio: „Ta priča nije tačna.“ (video, min 04:45).
|