About: http://data.cimple.eu/claim-review/c81f3f8b03d9199b860f9d540593df8a739827e5788ff00c6a318a04     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër për postimin e Carl Bildt Deklarata Merr fund Beogradi! ‘Me qëndrimin e saj ndaj Rusisë, Serbia u diskualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE’ Vlerësimi Me kos Bashkëkryesuesit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt nuk ka dhënë ndonjë qendrim të ri sa i përket pozicionit të Serbisë ndaj luftës në Ukrainë. Deklarimi i tij se “Serbia de fakto diskualifikon veten nga procesi i anëtarësimit në BE” me qendrimin e saj për luftën në Ukrainë është dhënë me 27 shkurt 2022. Artikulli Më 24 nëntor 2022 faqja në Facebook “Zeri i Diaspores” ka publikuar një artikull me titullin “Merr fund Beogradi! ‘Me qëndrimin e saj ndaj Rusisë, Serbia u diskualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE’”. Artikulli i shpërndarë me 24 nëntor 2022 është publikuar fillimisht në faqen e internetit fakte.buzz më 27 shkurt 2022. Përmbajtja e këtij artikulli flet për një cicërim në Tweeter të bashkëkryesuesit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt. Më 27 shkurt 2022, Bildt kishte bërë një postim në Twitter në të lidhje me pozicionimin e Serbisë për luftën në Ukrainë. Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës. “Me këtë qëndrim Serbia de fakto diskualifikon veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk ka hapësirë për anëtarë të rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat tona themelore dhe interesat tona” – kishte shkruar atëbotë Bildt në Twitter. Faqja e Facebook Zeri i Diaspores e ka publikuar këtë artikull si ngjarje të re duke mos njoftuar se lajmi është i vjetër. Publikimi i saj është bërë 9 muaj pas postimit të bërë nga Bildt dhe nga ajo kohë kanë ndërru rrethanat dhe janë qartësuar më shumë pozicionet e shteteve dhe të BE-së karrshi luftës në Ukrainë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software