schema:text
| - Huqja për çmimet në Parkingun Nëntokësor në Prishtinë
Deklarata
Çmime të “frikshme” në parkingun e ri nëntokësor: 12 euro brenda ditës, 24 euro dita
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Titull: “Çmime të “frikshme” në parkingun e ri nëntokësor: 12 euro brenda ditës, 24 euro dita” është pjesërisht i rremë. Pagesa në parkingun nëntokësor tek kampusi i Universitetit të Prishtinës për 24 orë nuk është 24 euro e as 12 euro. Qëndrimi deri në 15 minuta në këtë parking është pa pagesë, qendrimi një orë kushton 1 euro, kurse për 12 orë çmimi është 10 euro e 40 centë. Derisa, 15 euro kushton parkimi për 12- 24 orë.
Artikulli
Më 7 nëntor 2022, portali 02 Press publikoi një shkrim me titull: “Çmime të “frikshme” në parkingun e ri nëntokësor: 12 euro brenda ditës, 24 euro dita”.
Informacioni i dhënë në titull të këtij lajmi është i rremë, pasi pagesa në parkingun nëntokësor tek kampsui i Universitetit të Prishtinës për 24 orë është 15 euro e jo 24 euro apo 12 euro, siç thuhet në titull.
Qëndrimi deri në 15 minuta në këtë parking është pa pagesë, qëndrimi një orë kushton 1 euro, kurse për 12 orë çmimi është 10 euro e 40 centë. Derisa, 15 euro kushton parkimi për 12- 24 orë.
Abonimi javor në këtë parking është 90 euro, kurse abonimi mujor 250 euro.
Për periudhën 6-mujore, pagesa shkon deri në 1, 350 euro, kurse abonimi për një vit 2500 euro.
Brenda parkingut do ketë vende edhe për veturat elektrike, personat me nevoja të veçanta dhe motoçikleta.
Kapaciteti i këtij parkingu shkon deri në 600 automjete, dhe nuk do të lejohen automjetet me plin.
Projekti i Parkingut Nëntokësor ka dy hyrje-dalje, njëra te Fakulteti Filologjik e tjetra përballë Katedrales “Nëna Tereze”.
Projekti i Parkingut Nëntokësor është në partneritet publiko-privat në të cilin është bërë investim afër 15 milionë euro.
|