schema:text
| - Tomë Gashi nuk ka thënë “ndihet krenarë që e ka rrahë gruanë”
Deklarata
Tomë Gashi ndihet krenarë edhe që e ka rrahë gruan e vetë, gjithë krenarë është ky
Vlerësimi
Rrenë
Përshkrimi i bërë “Tomë Gashi ndihet krenarë edhe që e ka rrahë gruan e vetë, gjithë krenarë është ky” është i rremë. Kjo është konfirmuar nga debati prej nga është shkëputur deklarimi i Avokatit Gashi, si dhe nga deklarimi i Gashi për KALLXO.com, por edhe deklarimet e mëherëshmë që i ka bërë i njëjti. Avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk e ka thënë një gjë të tillë asnjëherë. Edhe në emisionin, prej nga është ndarë një pjesë e deklarimit të tij, Gashi nuk ka folur për gruan e tij. Ai ka thënë se është krenarë që e mbështet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Artikulli
Më 13 qershor 2023 faqja e Facebook-ut Dr.Ibrahim Rugova – Na Mungon ka publikuar një video në të cilën avokati Tomë Gashi dëgjohet duke thënë “Shumë jam krenar që e mbështes Albin Kurtin”.
Mirëpo, kjo faqe në mbishkrimin e këtij postimi ka shkruar “Tomë Gashi ndihet krenarë edhe që e ka rrahë gruan e vetë, gjithë krenarë është ky”, duke e devijuar kontekstin e videos.
Avokati Tomë Gashi më 13 qershor 2023 ka qenë i ftuar në emsionin Frontal në mediumin T7. Në këtë emision ka qenë i ftuar edhe Ilir Baldedaj, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në këtë emision Gashi dhe Baldedaj po diskutonin për situatën në veri dhe për gjasat që të shkohet në zgjedhje të reja në komunat veriore me shumicë serbe dhe faktin që serbët nuk duan të udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë.
Në minutën 40:17 të këtij emisioni Baldedaj i thotë Gashit “Zgjedhjet në veri kur është kërkuar prej faktorët ndërkombëtarë të shtyhen ju me këmbëngulm keni kërkuar të mbahen”.
Ndërkaq, Gashi ia kthen duke e pyetur “Kush jemi ne, se nuk jemi tu e ditë kush jemi ne?”
“Ti e mbështet kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti bën me pjesë në 51%”- i përgjigjet Baldedaj Gashit.
Ndërsa Gashi i ndërhyn dhe i thotë “Po, po, po shumë jam krenar që e mbështes Albin Kurtin”.
Por, ai në këtë emision nuk thotë se është krenarë “edhe që e ka rrahë gruan e vetë”, sic thuhet në postimin e bërë në Facebook.
KALLXO.com ka kontaktuar me avokatin, Tomë Gashi për të pyetur nëse e ka thënë në emision apo më parë se “ndihet krenarë edhe që e ka rrahë gruan e vetë”.
“Unë kurrë nuk kam thënë një deklaratë të tille kjo është një manipulim me fakte dhe e pavërtetë”- ka thënë Gashi për KALLXO.com
Në të kaluarën avokati Tomë Gashi ka qenë i raportuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.
Rasti i tij ishte përmendur në një raport për “monitorim të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë” që ishte përgatitur nga Adelina Berisha, Nicole Farnsëorth dhe Dardan Hoti për Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK).
Në këtë raport të titulluar “Nga Fjalët në Vepra?” tregohet se “një avokat tepër i respektuar dhe figurë publike, u raportua nga bashkëshortja për dhunë në familje” ku bashkëshotrja B. G. raportoi në polici se pas një debati me bashkëshortin e saj, i dyshuari T. G. e sulmoi fizikisht viktimën duke e goditur me grusht në kokë dhe në brinjë”.
Gashi e kishte mohuar se e kishte rrahuar gruan e tij.
|