schema:text
| - Titulli i rremë se ShBA e NATO tmerrojnë Vuçiqin dhe se Serbia nënshkruan kapitullimin
Deklarata
SHBA dhe NATO tmerrojnë Vuçiqin/ ‘Serbiɑ e ka nënshkruɑr kɑpitullimin
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “SHBA dhe NATO tmerrojnë Vuçiqin/ ‘Serbiɑ e ka nënshkruɑr kɑpitullimin’ është i rremë. Në artikull nuk ka asnjë fakt apo deklaratë që e mbështet konstatimin se SHBA dhe NATO e kanë tmerruar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në artikull nuk ka asnjë fakt apo dëshmi për nënshkrimin e kapitullimit nga Serbia dhe nuk ka sqarime për cilin kapitullim bëhet fjalë.
Artikulli
Ueb faqja online todaynews80.com ka publikuar një përmbatje me titull pretendues se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tmerruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe se Serbia ka nënshkruar kapitullimin.
Lajmi ka titullin: “SHBA dhe NATO tmerrojnë Vuçiqin/ ‘Serbiɑ e ka nënshkruɑr kɑpitullimin’”, i publikuar me datë 8 tetor të vitit 2022.
I njëjti tekst është publikuar në disa faqe në Facebook si Post Lajme, Veç Me Albin Kurtin Kryeminister dhe Lajme Articles.
Ndërkaq, përmbatja e tekstit nuk e mbështet titullin konstatues. Në artikull nuk përmendet se ShBA ka bërë ndonjë deklaratë drejtuar presidentit Vuçiq që e ka tmerruar të njëjtëin dhe as që Serbia ka nënshkruar kapitullimin.
Në lajm përshkruhet mbatja e Seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Nga data 8 deri më 10 tetor 2022 kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka qenë nikoqire e seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e Kuvendit të Kosovës, tema e këtij seminari do të jetë “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“.
Në këtë seminar ishin më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.
Seminari i 102-të Rose-Roth është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri.
|