About: http://data.cimple.eu/claim-review/cbb14b649e2d11ce4a14f8a263050fb693cd574ddb1f4ebd00c5a01a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e mediave për vendimin e Qeverisë së Kosovës për thëngjillin Deklarata Qeveria ua ndalon marrjen e thëngjillit falas punonjësve të KEK-ut Vlerësimi Rrenë Artikujt e publikuar nga disa media në Kosovë, janë të rremë. Qeveria e Kosovës nuk ua ka ndaluar puntorëve të KEK-ut të marrin thëngjill falas. Ka ndodhur e kundërta, Qeveria e Kosovës ua ka lejuar puntorëve të KEK-ut të marrin thëngjill falas. Këtë e ka bërë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit i ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, si masë për parandalimin e ndotjes së ambientit. Artikulli Sot, disa media publikuan lajmin se Qeveria e Kosovës ua ka ndaluar puntorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ta marrin thëngjillin falas. “S’ka më, qeveria ndalon marrjen e thëngjillit punonjësve të KEK-ut”, ishte titulli i artikullit të publikuar nga Gazeta Express. Ky lajm u publikua edhe nga media të tjera si “Periskopi”, “Buletini Ekonomik”, “Lajme.Live”, “Ekonomia Online”, “ATV”, “Shqip.com”, “Gazeta Blic”, “Sinjali“. Pak minuta më vonë, Gazeta Express ia ndërroi titullin artikullit në “Qeveria shfuqizon vendimin: Iu jep falë thëngjillin punonjësve të KEK”. Këto lajme janë publikuar duke iu referuar raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Komisionin për Ekonomi. Por, këto lajme janë të rreme. Qeveria e Kosovës nuk ua ka ndaluar punëtorëve të KEK-ut të marrin thëngjill falas. Përkundrazi, ka ndodhur e kundërta, Qeveria e Kosovës ua ka lejuar punëtorëve të KEK-ut që të marrin thëngjill falas. Këtë e ka bërë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit i ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, si masë për parandalimin e ndotjes së ambientit. Ministrja Rizvanolli ka foluar në Komisionin për Ekonomi për krizën energjetike dhe vendimet e marra nga qeveria që kontribojnë në kursim të energjisë elektrike. “Përveç ndalimit të prodhimit të kriptovalutave, vendimet e tjera, masa detyruese në institucione, eksporti dhe ri-eksporti i lëndëve djegëse, është shfuqizuar vendimi i datës 23.10.2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e ndërmarrjes KEK, të gjitha këto janë bërë me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent” – ka deklaruar Rizvanolli. Në tetor të vitit 2018, Valdrin Lluka, atëherë ministër i Zhvillimit Ekonomik, kishte marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e KEK-ut. Vendimi ishte marrë në kuadër të masave për mbrojtjen nga ndotja e ajrit. “Qëndrimi im si ministër i Zhvillimit Ekonomik është që të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet. Për arsye se ne kemi thënë edhe më herët se duhet ta përmirësojmë ambientin në Prishtinë sidomos. Djegia e qymyrit pa filtër shkakton probleme të mëdha” – kishte thënë Lluka për KALLXO.com në atë kohë. Ky vendim kishte shkaktuar pakënaqësi te Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut që thonin se së paku do duhej të subvencionoheshin me para për të blerë dru për ngrohje. Para vendimit të Llukës, KEK-u kishte pasur traditë dhurimin e mesatarisht 10 tonëve thëngjill për 4 mijë e 500 punëtorë, apo rreth 45,000 tonë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software