schema:text
| - Kryetari i Junikut Agon Kuçi | Foto: Atdhe Mulla
Impianti i fjetur i Junikut
Deklarata
Agron Kuçi: “Po, pranverën e vitit të ardhshëm (2018) do të funskionalizohet impianti”
Vlerësimi
Me kos
Impianti i ndërtuar në Junik ende nuk është funksionalizuar. Ai po shërben si kolektor i thjeshtë, ndërsa uji nuk po pastrohet siç është planifikuar në fillim. Arsyet e vonesës thonë se janë telashet e BE-së, si financuese e këtij projekti, me kontraktorin për kryerjen e punëve. Krypometri do të vazhdojë ta monitorojë këtë rast.
Artikulli
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, në debatin për kryetar të komunës së Junikut ka premtuar që në pranverën e vitit 2018 do të funksionalizohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza.
“Po, pranverën e vitit të ardhshëm (2018) do të funskionalizohet impianti”, kishte thënë Kuçi në debatin për komunën e Junikut.
Në komunën e Junikut ujërat e zeza janë derdhur në lumin “Trava” edhe pse impianti për trajtimin e tyre është ndërtuar.
Në përgjigjen e komunës së Junikut thuhet se impianti për trajtimin e ujërave të zeza është funksionalizuar pjesërisht.
“Ai për momentin funksionon si kolektor i thjeshtë”, thuhet në përgjigjen e komunës së Junikut.
Pra, në bazë të përgjigjes së kësaj komune, uji vazhdon të mos pastrohet dhe si i tillë të shkarkohet në lumin “Trava”.
Në përgjigjen e komunës thuhet se janë duke pritur nga investitori (Bashkimi Europian) sigurimin e fondeve për finalizimin e projektit.
Me këtë projekt parashihet sjellja dhe montimi i aparaturës për pastrimin e ujit. Arsyeja që e ka penguar funksionalizimin e këtij impianti, sipas komunës së Junikut, është kontesti i kontratës në mes të investitorit (BE) dhe operatorit që do të realizoj këtë projekt.
Agron Kuçi është zgjedhur në krye të komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë për të tretën herë.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.
|