About: http://data.cimple.eu/claim-review/cc23bd0b0acd3f9dccb180e0b1e13407685b29f523e43d985ce9f84e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Bashkim Ramosaj, Kryetar i Deçanit. Foto: Atdhe Mulla Rrena e Kryetarit të Deçanit Deklarata Bashkim Ramosaj: Po flasim për drejtori komunale, atëherë dy drejtoresha do jenë në projektin tim, kanë me pasë në menaxhim drejtori komunale. Vlerësimi Rrenë Bashkim Ramosaj ishte treguar shumë i matur në premtimin për numrin e grave në krye të drejtorive. Nga 11 drejtori, Ramosaj kishte premtuar se në dy prej tyre do të emërojë gra. Edhe këtë premtim modest dhe larg kërkesës që del nga Ligji për Barazi Gjinore, ai nuk e ka mbajtur. E ka emëruar vetëm një grua në krye të drejtorisë. Kjo vlerësohet si rrenë nga krypometri. Artikulli Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës se dy drejtori komunale do të udhëhiqen nga gratë në mandatin e tij të parë si kryetar komune. Gjatë fushatës zgjedhore në emisionin DebatPernime për Deçanin, të moderuar nga Jeta Xharra, Bashkim Ramosaj kishte premtuar se dy gra do emërohen në drejtori komunale gjatë mandatit të tij qeverisës. “Po flasim për drejtori komunale, atëherë dy drejtoresha do jenë në projektin tim, kanë me pasë në menaxhim drejtori komunale”, kishte premtuar Bashkim Ramosaj kur u pyet nga Jeta Xharra për numrin e saktë të emërimit të grave drejtoresha. (Shih deklaratën e plotë duke filluar nga min 32:52) Premtimi i tij ishte larg kërkesës që del nga Ligji për Barazi Gjinore, i cili kërkon që në pozitat udhëheqëse duhet të ketë barazi gjinore, pra pozitat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë. Edhe pse kishte premtuar se nga 11 drejtori, 2 do të udhëhiqen nga gratë, ai nuk e mbajti as këtë premtim minimal. E vetmja drejtoreshë e emëruar nga kryetari Ramosaj është Syzana Mustafaj- Cenaj. Ajo do të udhëheqë Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, të cilën e ka udhëhequr edhe në mandatin e kaluar në kohën e kryetarin Rasim Selmanaj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software