About: http://data.cimple.eu/claim-review/cde097db89e381e26fbd38cbffe120142445d0c68d155ca2c55e024e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Besarta Jashari do të jetë kandidate për deputete në listë të LVV-së Deklarata EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete Vlerësimi Rrenë Lajmi me titullin “EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete”- është i rremë. Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari nuk do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje apo të ndonjë partie tjetër. Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nuk figuron Besarta Jashari, e lajmi ishte dëmantuar paraprakisht nga vëllai i saj, Bekim Jashari dhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Artikulli Më 11.12.2024, portali Klankosova.tv (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete”. Ky lajm më pas është ripublikuar edhe në shumë media të tjera, si: Preshevacom video (arkiva), Gazeta Mergata (arkiva), Fokusi Info (arkiva), Podujeva Sot (arkiva), Lajme Shqip (arkiva), TV Papirus (arkiva), Ballkani Info&News (arkiva), NMK-post (arkiva), Populli Videos (arkiva), Situata Veri Mitrovice (arkiva), News a l(arkiva), Gazeta Raporti (arkiva), Inzoom (arkiva), 04 Online (arkiva). Lajmi fillimisht është demantuar nga vëllau i Besarta Jashari, Bekim Jashari. Ish-Kryetari i Komunës së Skenderajt, me ç’rast thënë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë”- ka shkruar Bekim Jashari në profilin e saj në Facebook. Edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka quajtur si të pavërtetë lajmin për garimin e Besarta Jasharit. “Lajmi për Besarta Jasharin është i pavërtetë. Ai lajm është brëë me qëllim të krijojē pritshmëri te publiku dhe pastaj të tentojë ta dëshproje atë. Klanks, me certifikatë nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari”- ka shkruar Manxhuka në Facebook. Krypometër, më pas e ka analizuar listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është publikuar më 12.12.2024, në ora 00:05h. Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari. Besarta Jashari ishte e mbijetuara e betejës së Jasharëve që ishte zhvilluar nga data 5 deri më 7 mars 2024. Besarta Jashari nuk është angazhuar në politikë deri më tani, mirëpo ka qenë aktive në jetën publike duke mbajtur fjalime në data të rëndësishme për Kosovën, si dhe duke treguar rrëfimin e saj për media vendore e ndërkombëtare. Besarta Jashari ka rrëfyer për BBC ngjarjen e tmerrshme të familjes Jashari të datave 5, 6 dhe 7 mars 1998. Në filmime të dokumentarit protagonist është e mbijetuara e vetme e kësaj familjeje, Besarta Jashari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software