Postimi i rremë në emër të Mimoza Kusari-Lilës
Deklarata
Pasuria rritet vetëm duke flejtë, ama duke flejtë me politikanë e me kriminel
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Pasuria rritet vetëm duke flejtë, ama duke flejtë me politikanë e me kriminel” është i rremë. Deputetja Mimoza Kusari-Lila asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë. Ajo asnjëherë nuk ka thënë se është pasuruar në mënyrën se si është përshkruar në këtë postim në Facebook.
Artikulli
Më datë 15 korrik 2023 profili i Facebook “Komente Politike” ka shpërndarë një fotografi të deputetes Mimoza Kusari Lila me mbishkrimin “Pasuria rritet vetëm duke flejtë, ama duke flejtë me politikanë e me kriminel”.
KALLXO.com ka kontaktuar me Kusari Lilan, e cila ka mohuar të ketë dhënë ndonjë deklaratë të tillë ndonjëherë.
Ajo ka thënë se ky postim është një lajm i rremë.
“Qëllimi përveç dezinformimit është edhe cenimi i personalitetit dhe ndjellja e urrejtjes” – ka thënë Kusari Lila.