About: http://data.cimple.eu/claim-review/ce36b2200e4878dab53971c6b7534dd835186e3586990a0628198e7c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rremë për zënien rob të ushtarëve Izraelit Deklarata Fotografia e ushtareve të zënë rob Vlerësimi Rrenë Publikimi i faqes mbështetësit e Erdoganit nga Presheva është i rremë. Krypometri ka konstatuar se fotografia që ilustron këtë postim është e vitit 2013 dhe shpërfaqë një operacion të ushtrisë Izraelite në zbulimin e tuneleve nëntokësore e jo ushtarë izraelit të zënë rob. Artikulli Më 30 tetor 2023 faqja e Facebook-ut SFEFP ka publikuar një postim në të cilin pretendohet se me 29 tetor 2023 janë zënë robër disa ushtarë dhe oficerë Izraelit. I njëjti postim është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut Support For Turkey From Presheva. Publikimi mbështetet në një fotografi e cila synon të dëshmojë se mbrëmë janë zënë robër ushtarë dhe oficerë Izraelit. Krypometër, me datë 30/10/2023 ka vërtetuar nëse fotografia e shpërndarë në këtë postim është fotografi reale e ngjarjeve të tetorit 2023 në Gaza. Nëpërmjet makinave të kërkimit të googleimages, Krypometër ka zbuluar se kjo fotografi është publikuar më 14 tetor të vitit 2013 në mediumin Israele.net. Në këtë artikull thuhet se është zbuluar një tunel nën kufi për të kryer sulme brenda Izraelit. “Tuneli terrorist i zbuluar të enjten e kaluar nga forcat izraelite të mbrojtjes në kufirin me Rripin e Gazës është më shumë se 1.7 km i gjatë, duket jashtëzakonisht i sofistikuar dhe dëshmon për industrinë e lulëzuar që sillet rreth terrorizmit dhe objektivit të pakalueshëm të kryerjes së rrëmbimeve dhe sulmeve ndaj Izraelit, tetë vjet pas tërheqjes së plotë të të gjithë civilëve dhe ushtarëve izraelitë nga Rripi i Gazës”- thuhet në këtë shkrim. Aty gjithashtu përmendet se ushtarët izraelitë kanë gjetur mbetje ushqimesh brenda tunelit. “Ushtarët izraelitë gjetën gjithashtu mbetje ushqimesh dhe ambalazhesh ushqimore brenda tunelit, të cilat dëshmojnë për orët e gjata që ndërtuesit duhet të kenë kaluar atje: salsiçe, mbështjellës çokollate të qershorit të kaluar, një pije qumështi me datë skadence 22/6/2013.”-thuhet tutje në këtë artikull.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software