schema:text
| - Kuvendi Zgjedhor i LDK
Pretendimi i rremë për shkollën politike të LDK-së
Deklarata
Rinia t’u shkue në shkollën politike të LDK-së
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me titull “Rinia t’u shkue në shkollën politike të LDK-së” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se personat e shfaqur në fotografi nuk janë të rinjë të LDK-së.
Artikulli
Në faqen në Facebook, Lajme të vërteta (arkiva) është publikuar një fotografi ku duken kokat e disa udhëtarëve në një autobus.
Në foto shkruan “Rinia t’u shkue në shkollën politike të LDK-së”. Ndërsa në mbishkrim thuhet “E vërtet…”.
Krypometër ka kontrolluar për të verifikuar këtë informacion. Sipas të dhënave, fotografia qarkullon në internet prej vitit 2016.
Sipas tineye.com, kjo fotografi është përdorur në 427 publikime në platforma të ndryshme dhe daton para vitit 2016.
Për ta verifikuar informacionin se fotografia nuk ka të bëjë me shkollën politike të LDK-së, Krypometri më 5/12/2023 ka kontaktuar me Paris Gurin, Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së.
Ai e ka quajtur të pavërtetë këtë informacion.
Guri ka thënë se kjo fotografi nuk ka të bëjë me shkollën politike të kësaj partie.
“Ajo fotografi, nuk është e vërtet. Nuk është fotografi e shkollës politike. Pra është fake neës”- tha ai.
Sibel Halimi zëdhënëse e LDK-së po ashu ka konfirmuar se në këtë fotografi nuk janë të paraqitur aktivistë të LDK-së. “Kjo fotografi nuk paraqet antarë apo aktivistë të LDK-së”ka thënë Halimi në deklaratë për Krypometri.
Sipas njoftimit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka themeluar ketë vit Shkollën Politike për të rinjtë e saj (18-25 vjeç) që duan të ndërtojnë njohuri të gjera mbi proceset shtetformuese, historinë politike, institucionet shtetërore, shtetin, demokracinë, diplomacinë, lidershipin politik si dhe shumë tema tjera.
|