About: http://data.cimple.eu/claim-review/d05d2c578c1ee5f3c9890f96ab55c83f4e979c832502df4e5f09ed37     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • “Fëmijët e luftës”, fotografia që po riaktualizohet pas sulmeve ruse në Ukrainë Deklarata “Vëlla e motër përshëndesin ushtarët ukrainas që po i mbrojnë nga rusët” Vlerësimi Rrenë Fotografia e cila shfaq dy fëmijë duke përshëndetur disa ushtarë ukrainas që gjenden në dy tanke ushtarake me flamuj të Ukrainës, nuk është nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë por qarkullon nëpër media të paktën që nga viti 2016. Artikulli Pas fillimit të sulmeve të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, nëpër media ka qarkulluar një fotografi e dy fëmijëve të kapur për dore, një djalë me një armë në krah dhe një vajzë me një arush në dorë, të cilët shihen duke përshëndetur disa ushtarë ukrainas që gjenden në dy tanke ushtarake me flamuj të Ukrainës. E njëjta është publikuar edhe nga media kosovare “Insajderi.org”, në faqen e saj në Facebook dhe në Instagram. “Vëlla e motër përshëndesin ushtarët ukrainas që po i mbrojnë nga rusët”, thuhet në mbishkrimin që “Insjderi.org” ia ka vendosur kësaj fotografie. Por kjo fotografi nuk është nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë por qarkullon nëpër media të paktën që nga viti 2016. Kjo fotografi është realizuar nga fotografi Dmitry Muravsky dhe e njëjta është publikuar edhe nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes më 22 mars të vitit 2016 dhe deri tani ka marrë 799 reagime, 24 komente dhe është shpërndarë 504 në Facebook. “Për ne, prindër, fëmijë, të afërm, miq; për të gjitha nocionet e dashurisë që kombinohen në një fjalë “Atdhe”. Faleminderit për fotot e jashtëzakonshme nga albumi “Fëmijët e Luftës” të autorit Dmitry Muravsky”, thuhet në postimin e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes të vitit 2016, ku janë publikuar 8 fotografi të ndryshme që tregojnë fëmijët në luftë. Se kjo fotografi nuk është shkrepur që fundmi mund të konstatohet shumë lehtë. Nëse fotografia e dy fëmijëve ngarkohet në Google, atëherë do të shfaqet një numër i madh i lajmeve e postimeve në rrjete sociale të publikuara nga media të ndryshme nëpër botë që e përmbajnë këtë fotografi, e që janë të publikuara që nga viti 2016, e të publikuara vit pas viti, varësisht nga situata në Ukrainë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software