About: http://data.cimple.eu/claim-review/d0821dd4b30ab84aa154fcab9545f88ca9a443106e98f631979c940d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rreme për policin e vrarë Afrim Bunjaku Deklarata Polici që u vra sot në krye të detyrës i gatshëm çdo herë Vlerësimi Rrenë Fotografia e publikuar me mbishkrimin “Polici që u vra sot në krye të detyrës i gatshëm çdo herë” është e rreme. Krypometri ka verifikuar se polici në foton e paraqitur nuk është vrarë më datë 24/09/2023. Artikulli Më 24 shtator 2023, faqja e Facebook-ut, Ku me shku n’Ferizaj? ka publikuar një fotografi në të cilën shihen disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mirëpo faqja ka selektuar një prej pjesëtarëve duke pretenduar se është rreshteri i i cili u vra si pasojë e një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, në mëngjesin e së dielës me 24 shtator 2023. Fotografia mban përshkrimin “Polici që u vra sot në krye të detyrës i gatshëm çdo herë! Prehu në paqe hero”. Krypometri ka konstatuar se ky nuk është polici i cili është vrarë në sulmin e datës 24/09/2023. Krypometër po ashtu ka konstatuar se polici i vrarë ka pamje tjetër dhe nuk ka qenë pjesë e njësisë speciale. Afrim Bunjaku, polici i rënë në detyrë, ishte intervistuar në vitin 2014 nga Drejtësia në Kosovë dhe në materialin e publikuar në atë kohë ai ka pamje tjetër nga fotografia e publikuar. Për të verifikuar edhe më tutje këtë informacion, Krypometri ka kontaktuar edhe me familjarë të policit Bunjaku. Valdet Salihu, familjar i ngushtë i policit Bunjaku, i ka thënë Krypometrit se fotografia e publikuar në këtë postim është e rreme. “Në këtë fotografi nuk shihet familjari ynë i cili është vrarë me datë 24 tetor 2023”- ka thënë Salihu.Me rastin e rënies heroike të Bunjakut, një ditë më pas u mbajt edhe mbledhja komemorative si dhe ceremonia e varrimit të tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Aty u përmend se polici Bunjaku ishte pjesë e njësive të Policisë së rregullt e jo policisë speciale. Uniformat e policisë së rregullt janë me ngjyrë të kaltërt, ndërsa ngjyrat e njësisë speciale janë me ngjyrë të kaltër të mbyllët. Presidentja e vendit, në emër të qytetarëve të Kosovës, për Rreshter Afrim Bunjaku ndau post mortem urdhrin më të lartë të Republikës, Urdhërin ‘’Hero i Kosovës’’.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software