About: http://data.cimple.eu/claim-review/d0ba0937153df6e4e9802837520b393b2f7100eb86ded759f9ca246d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Halil Matoshi nuk ka biznese me Radoiçiqin Deklarata Zavenci i Vuçiqit edhe Bashkpuntort ne Biznese me Radojçiqin Vlerësimi Rrenë Mbishkrimi i videos “Zavenci i Vuçiqit edhe Bashkpuntort ne Biznese me Radojçiqin“ është i rremë. Në Agjencinë për Regjistrim të Biznese nuk është asnjë biznes i regjistruar në emer të Halil Matoshit dhe Milan Radoiçiqit. I kontaktuar nga Krypometër, Halil Matoshi ka thënë se nuk e njeh dhe as nuk e ka takuar asnjëherë Radoiçiqin dhe se nuk ka asnjë biznes me të. Artikulli Më 05.03.2024, në grupin në Facebook ‘Diaspora me Albinin’ (arkiva) është publikuar një video e opinionistit Halil Matoshi me mbishkrimin “Zavenci i Vuçiqit edhe Bashkpuntort ne Biznese me Radojçiqin“. Në video është Matoshi që jep një opinion rreth gjendjes së serbëve në Kosovë. Kësaj video i është vënë mbishkrimi “Zavenci i Vuçiqit edhe Bashkpuntort ne Biznese me Radojçiqin“. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër fillimisht ka kontrolluar nëse Halil Matoshi ka ndonjë biznes të përbashkët me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Partisë Lista Serbe dhe udhëheqësin e grupit terrorist përgjegjës për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023, që la të vdekur togerin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Në faqen Bizneset e Hapura, Matoshi nuk figuron se është aksionar në ndonjë biznes me Radoiçiqin. Krypometër ka kontaktuar me Halil Matoshin, i cili tha se nuk e njeh Radoiçiqin. “Unë as nuk e njoh as nuk e kam pa kurrë dhe as që m’ka interesu kurrë ai njeri. Sa për biznese, jo me Radoiçiq, por nuk kam me askënd as nuk jam marrë kurrë me asnji lloj biznesi. Tanë jetën kam punu gazetar/opinionist!”- tha Matoshi për Krypometër. Matoshi është opinionist i rregullt në emisionin ‘Politiko’ në Televizionin Kanal10. Kush është Millan Radoiçiq? Milan Radoiçiq dyshohej se ka lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ndaj tij ishte lëshuar letër- rreshtimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por gati dy vjet më pas, në fillim të vitit 2021, ky letër- rreshtim ishte tërhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Oliver Ivanoviq ishte vrarë para selisë së partisë së tij, më 16.01.2018, në Mitrovicë të Veriut. Sipas aktakuzës, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Nedelko Spasojeviq, Rade Basara, akuzohen se si grup kriminal të udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, kishin kontribuar në forma të ndryshme në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në këtë rast akuzohen edhe dy zyrtarë policorë, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët sipas Prokurorisë kishin manipuluar me prova të rastit. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq ishte i përfshirë edhe në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati pesë muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë. Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL për rastin e Banjskës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software