About: http://data.cimple.eu/claim-review/d0fea5d59c05cdc3dbb5cf9f86c27417d2c53b2c671a999ed645e570     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ofertat mashtruese për kredi: kërkojnë nga qytetarët pagesa për të aplikuar Deklarata Kredi individuale afatshkurtra dhe afatgjata nga 5,000 EURO deri në 1,000,000 EURO për çdo person serioz që dëshiron këtë kredi 2% në vit Vlerësimi Rrenë Është e rreme oferta për “kredi individuale afatshkurtra dhe afatgjata nga 5,000 EURO deri në 1,000,000 EURO për çdo person serioz që dëshiron këtë kredi 2% në vit”. Këtë ofertë e ka bërë një faqe e sapo hapur në Facebook dhe e cila nuk është e licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Vetëm institucionet e licensuara nga Banka Qendrore e Kosovës mund të lëshojnë kredi në Kosovë. Faqja që e ka bërë këtë njoftim kërkon qasje në informatat personale të qytetarëve si dhe ju kërkon atyre një shumë të parave si kusht për të aplikuar/marrë kredi. Artikulli Më 30.11.2024 një faqe në Facebook (arkiva) ka publikuar një njoftim rreth ofrimit të kredive individuale, afatshkurtra dhe afatgjata. “Unë kam kapital i cili do të përdoret për të dhënë kredi individuale afatshkurtra dhe afatgjata nga 5,000 EURO deri në 1,000,000 EURO për çdo person serioz që dëshiron këtë kredi 2% në vit në varësi të shumës së huazuar sepse në veçanti nuk dua Shkelni ligjin për kamatë”- thuhet në postimin e bërë në këtë faqe. Për të kuptuar më shumë rreth këtyre kredive, Krypometër ka dërguar pyetje te faqja nëse janë të licencuar si dhe për kushtet e ofrimit të kredive. Ata nuk kanë treguar nëse janë të licencuar për të ofruar kredi, mirëpo e kanë dërguar listën me 14 kushte që duhet plotësuar për të marrë një kredi. Në mesin e kushteve për kredi ka qenë edhe pajtimi i kredimarrësit për të ofruar informacione personale. “1. Të jetë i moshës madhore, 2. Të jetë me karakter të mirë, 3. Bini dakord reciprokisht për interesin 2% gjatë kohëzgjatjes së shlyerjes suaj, 4. Afati i shlyerjes varion nga 01 deri në 15 vjet, 5. Të gatshëm për të dhënë informacione dhe dokumente të caktuara personale”- janë disa prej kushteve të dërguara nga kjo faqe. Gjithashtu kanë treguar se të lokalizuar janë në Francë dhe se paraprakisht duhet të paguhet një kosto për sigurimin e kredisë. “Pasi të jetë përpiluar kontrata, unë do t’ju dërgoj një skedar PDF të cilin do ta nënshkruani”- thuhet tutje në përgjigjen e kësaj faqeje. Faqja që e ka publikuar këtë njoftim është hapur më 30.11.2024, pra në të njëjtin ditë kur edhe është bërë postimi për kredi. Kjo faqe ka të publikuar edhe një fotografi në profil të saj, të cilën Krypometri e ka verifikuar përmes Google Image dhe ka gjetur se kjo fotografi në të vërtet i takon, Ruth Vachon (arkiva), e cila është këshilluese e kredive për agrokulturë. Krypometër ka dërguar pyetje edhe te Banka Qendrore e Kosovës (BQK), të cilët kanë thënë se vetëm institucionet e licencuara kanë të drejtë të kredidhënies në Kosovë. “Publikimet e tilla, sikurse këto të profileve në Facebook, nuk korrespondojnë me ndonjë institucion financiar të licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Andaj, postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët. Me këtë rast, ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni të gjithat mënyrat që i keni në dispozicion për t’i larguar këto njoftime”- thuhet në përgjigjen e BQK. Bazuar në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo-bankare, të gjitha institucionet që kanë të drejtë dhënien e kredive duhet të licensohen paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës. Për licensim nga BQK-ja, institucioneve u kërkohen të plotësojnë një varg obligimesh që i kërkon Ligji. Krypometri ka kontrolluar edhe në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), listën e institucioneve financiare të licencuara, por nuk ka gjetur ndonjë institucion në emrin e profilit që e ka publikuar këtë njoftim për kredi (arkiva).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software