About: http://data.cimple.eu/claim-review/d15f6d979addc05c4a0db1bb9a19e890312708ce762e49c89f7072b4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportim i rremë për radarin e parë në Kosovë Deklarata Vendoset Radari i parë në Kosovë Vlerësimi Me kos Titulli i videos “Vendoset Radari i parë në Kosovë” është i rremë. Ky radar nuk është vendosur tash, si është raportuar nga kjo faqe por ishte vendosur në vitet e 80-ta. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka thënë se radari i viteve të 80-ta është jo-funksional. I njëjti është larguar më 16 janar, në ditën kur Krypometër ka kërkuar përgjigje nga komuna e Prishtinës për këtë radar. Postimi është bërë në kohën kur komuna e Prishtinës ka hapur procedurat e prokurimit për vendosjen e kamerave të sigurisë. Artikulli Më 11 janar 2024 gazeta “Plisi” (arkive) postoi në Facebook një video me pamje të një aparati statik në kryeqytet më përshkrim “Vendoset Radari i parë në Kosovë”. Ky postim me pamje të një radari/aparati në qendër, më saktësisht tek udhëkryqi i Katedrales ka marrë mbi 100 mijë shikime, mbi 1 mijë reagime e qindra komente. Për të vertetuar këtë lajm, Krypometër ka kontaktuar me drejtorin e shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu. Musliu ka thënë se ky aparat nuk është vendosur rishtaz, mirëpo është aty tash e një kohë të gjatë. Ai ka thënë se i njëjti radar nuk është funksional. “Ky radar ka shumë vite që është aty dhe nuk ka asnjë funksion”- ka thënë Musliu. Pas pyetjeve të dërguara nga Krypometër, Musliu ka thënë se do të bëjë kërkesë për të larguar këtë aparat. “Po e përcjelli një kërkesë që ta largojnë”- tha Musliu më 16 janar 2024. Në të njëjtën ditë, Musliu ka thënë se tashmë radari është larguar nga lokacioni. Largimi i saj është konfirmuar edhe përmes fotografisë dhe duke e vizituar lokacionin ku ka qenë i vendosur ky radar. Krypometër, përmes kërkimeve në Google, ka gjetur se për të njëjtin radar mediat kishin raportuar të paktën dy herë gjatë katër viteve të fundit. Fillimisht, Gazeta Express, më 20 shkurt 2020, kishte raportuar për këtë aparat që kishte qenë në funksion para 40 viteve. “Që nga vitet e 80’ta tek semaforët kryesorë në Ulpianë, ekziston një radar që ishte përdorur për dënimin e shoferëve”- është titulli i këtij raportimi. Kurse faqja në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, më 9 prill 2023, përmes një postimi (arkive) tregon se këta radarë janë vënë nga vitet e ‘80-ta. “Ky aparat me disa të tjerë shërbenin në Prishtinë në vitet 1980 për fotografim kush futet në të kuqen me vetura, tani pas 43’vite në Prishtinë nuk ka paisje të tillë ku janë shumë të domosdoshme”. Aktualisht, komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë janë në proces të blerjes dhe instalimit të kamerave në zona publike në kryeqytet të cilat do përdoren për zbulim të vjedhjeve, krimeve të ndryshme, shkelje të rregullave në trafik etj. Aktualisht në kryeqytet janë të vendosur radarë në afërsi të shkollave dhe disa vendkalimeve të këmbësorëve, të cilët në kohë reale i sinjalizojnë vozitësit për shpjetësinë që janë duke vozitur. Këta radarë janë vetëm informues, pasi të njëjtit nuk përdoren nga Policia e Kosovës për t’i gjobitur vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në ato zona. “Po ashtu, kemi vendosur edhe 10 radarë vetdijësues të shpejtesisë në afërsi të 5 shkollave. Të njëjtit radarë, bëjnë matjen e fluksit të trafikut dhe regjistrimin e shpjetësisë së lëvizjës, të të gjitha mjeteve në trafik. Këto të dhëna janë të vlefshme për analiza të planifikimeve për projekte të ndryshme”- kishte shkruar në profilin e tij në Facebook, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software