About: http://data.cimple.eu/claim-review/d16576557e4f5e5e6e140c97736181c651aca0ad941b495cb4b7edbd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ish-Presidentja e Kroacisë nuk ka thënë “Kurti duhet të jetë për një kohë të gjatë kryeministër” Deklarata Albin Kurti duhet të jetë për një kohë të gjatë kryeministër i Kosovës që të përparojë ajo si shtet i pavarur… Presidentja, Kolinda Grabar-Kitarović Vlerësimi Rrenë Postimi “Albin Kurti duhet të jetë për një kohë të gjatë kryeministër i Kosovës që të përparojë ajo si shtet i pavarur… Presidentja, Kolinda Grabar-Kitarović” është i rremë. Kabineti i ish-Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq kanë thënë se ish-Presidentja asnjëherë nuk e ka bërë një deklarim të tillë. Artikulli Më 14.03.2024 në grupin në Facebook “Lajmi i Fundit Live” (arkiva) është publikuar një postim me titull“Albin Kurti duhet të jetë për një kohë të gjatë kryeministër i Kosovës që të përparojë ajo si shtet i pavarur… Presidentja, Kolinda Grabar-Kitarović”. Së bashku me këtë postim është publikuar fotografia e ish-Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Për të verfikuar këtë informacion, Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, por ata kanë kërkuar që pyetjet t’i dërgohen kabinetit të ish-Presidentes. “Ju lutemi që kërkesën tuaj të dërgoni në kabinetin e Presidentit Grabar-Kitarović në adresën…”- thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, dhënë më 21.03.2024. Krypometër ka dërguar pyetje tek kabineti i ish-Presidentës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq. Iva Kovaçeviq, asistente personale e Grabar-Kitaroviq, në një përgjigje për Krypometër, ka thënë se ish-Presidentja nuk e ka thënë një gjë të tillë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Konfirmojmë se Presidentja Grabar-Kitaroviq nuk e ka dhënë këtë deklarim”- ka thënë Kovaçeviq, në një përgjigje me shkrim për Krypometër, dhënë më 05.04.2024. Krypometër ka bërë edhe kërkime online nëse ish presidentja ka bërë ndonjë deklarim publik lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të kësaj gjatë këtij viti apo gjatë kohës sa mbante pozitën e presidentes, por nuk është gjetur diçka e kësaj natyre. Në prill të 2016, ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq kishte vizituar zyrat qëndrore të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR në Prishtinë. Aty ajo ishte takuar edhe me ushtarët kroat që janë pjesë kontribuese e këtij misioni. Që nga muaji shkurt 2020, President i Kroacisë është Zoran Milanoviq. Kolinda Grabar Kitaroviq ishte zgjedhur Presidente e Kroacisë më 19.02.2015 dhe kishte mbajtur këtë pozitë deri më 18.02.2020. Albin Kurti, për herë të parë, ishte zgjedhur kryeministër i Kosovë më 03.02.2020, por ishte shkarkuar më 25.03.2020 pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij. Ai e kishte udhëhequr qeverinë deri në muajin qershor 2020 kur në krye të qeverisë ishte zgjedhur Avdullah Hoti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software