About: http://data.cimple.eu/claim-review/d17b8c957cafc82d0ac00aa2a8735780db36bdda84e0539279b90971     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se Mimoza Kusari-Lila shihet duke vallëzuar te Ura e Ibrit Deklarata Mimomza rruges per Kopaonik Vlerësimi Me kos Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nuk është në videon e shpërndarë me mbishkrimin “Mimomza rruges per Kopaonik”. Video në të cilën shihen disa gra duke vallëzuar te Ura e Ibrit është publikuar në vitin 2019 dhe aty nuk është Kusari-Lila. E kontaktuar nga Krypometër, Kusari-Lila ka thënë që nuk është në atë video. Kjo video është publikuar në kohën kur mediat kanë publikuar një bisedë që Kusari-Lila e ka bërë me Slavko Simiq, ish-kryetarin e GP të Listës Serbe dhe aty është përmendur edhe qendra turistike në Kopaonik. Artikulli Më 16.10.2024 faqja në Facebook Prishtina (arkiva) ka publikuar një video ku shihen disa gra duke vallëzuar te Ura e Ibrit në Mitrovicë. “Mimomza rruges per Kopaonik”- shkruan në titullin e videos. Krypometër përmes kërkimit në internet për protestën e grave te Ura e Ibrit, ka gjetur se kjo video është bërë në vitin 2019. Krypometër për këtë pretendim ka biseduar edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, e cila ka thënë se ajo nuk është në këtë video. “Kjo është krejt fake, nuk jam unë këtu. Manipulim klasik me dikë që mund të ngjajë, por nuk është personi. Nëse e afroni mund ta shihni që është tjetër person”- ka thënë për Krypometër, Kusari-Lila. Kjo video është bërë në kohën kur në media janë publikuar audio incizime dhe një bisedë në WhatsApp, në të cilën pretendohet se janë duke folur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe ish-nënkryetari i kësaj partie, Milan Radoiçiq. “Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë në kuptimin e materialit që është publikuar, por ka qenë evidente që nuk ka qenë një bisedë e tërë, ka pasur shumë ndërprerje dhe janë vënë tituj të temave të bisedave sipas vullnetit, dëshirës apo edhe qëllimit të synimit të autorit. Në zyrë ka ndodhur biseda e plotë”- ka thënë Kusari-Lila, në emisionin Konfront në KTV më 15.10.2024. Ajo ka thënë se i ka dërguar në polici këto publikime pasi pretendon se të njëjtat janë të manipuluara.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software