About: http://data.cimple.eu/claim-review/d1a5b6018a6bc24ba792ab08dced7d4e798d5ee9c221c50b46d1c04b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë për Xhelal Sveçlën Deklarata Xhelal Sveçla shihet ne nje takim te fshehte me Gjuriqin ne Tirane, çka po pergadit tash tradhtari Albin Kurti? Vlerësimi Rrenë Publikimi informacionit se në vitin 2023 Xhelal Sveçla është takuar me Marko Gjuriq është i rremë. Burime zyrtare kanë konfirmuar se ky takim nuk ka ndodhur rishtas, ndërsa kontrollimi në arkiva ka konstatuar se fotografia është një material i vjetër i publikuar në vitin 2019. Artikulli Më datë 10 gusht 2023 faqet e Facebook “FAKTI DITOR” dhe “Vipat Shqiptar” kanë shpërndarë një fotografi të realizuar në vitin 2019 duke e paraqitur si fotografi aktuale. Postimi i shoqëruar nga një fotografi pretendon se “Xhelal Sveçla shihet ne nje takim te fshehte me Gjuriqin ne Tirane, çka po pergadit tash tradhtari Albin Kurti? I njëjti postim është shpërndarë edhe një ditë më herët, më 9 gusht 2023 në faqën tjetër të Facebook “Nëndega Iliridë Mitrovicë PDK”. Në fotografi shihen ministri aktual i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, që asokohe nuk kishte këtë pozitë por ishte vetëm anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me Marko Gjuriqin i cili në vitin 2019 kishte pozitën e Shefit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë në Kosovë. Në dhjetor të vitit 2019 Sveçla kishte dhënë një deklaratë për qëllimet e takimit duke sqaruar se takimi ishte zhvilluar si pjesë e një konference të organizuar nga CIG dhe qeveria Gjermane. Mbishkrimi i kësaj fotografie është “Xhelal Sveqla shihet ne nje takim te fshehte me Gjuriqin ne Tirane, çka po pergadit tash tradhtari Albin Kurti?”. Lidhur me këtë postim Krypometri me datë 11/08/2023 ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ai në një deklaratë ka thënë se ky takim nuk ka ndodhur në vitin 2023 dhe se lajmi është i rremë “Fotoja që është përdorur është e një forumi para disa vitesh që është mbajtur. Aty kanë qenë përfaqësues të partive politike të shteteve të rajonit” – ka thënë ministri. Po ashtu është kontaktuar edhe Arlind Manxhuka, zëdhënës i Partisë Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën parti ministri Sveçla është anëtar i kryesisë. Manxhuka ka thënë për Krypometrin se fotografia është e vitit 2019 dhe se në vitin 2023 nuk ka pasur një takim të tillë në mes të ministrit Sveçla dhe Marko Gjuriq. “Të gjitha këto pretendime janë të pavërteta dhe vijnë në kuadër të luftës hibride me lajme të rreme”- ka thënë Manxhuka. Pas publikimit të kësaj fotografie në vitin 2019, Sveçla ishte deklaruar për media duke thënë se ishte pjesmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Krypometri ka kontrolluar nw faqen zyrtare tw CIG dhe aty wshtw publikuar materiali i cili dwshmon se Sveçla ishte pjesw e takimi tw mbajtur me datw 9/12/2019
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software