About: http://data.cimple.eu/claim-review/d1a8751b9e38ed3e58207941e66d9dc2cd64292ae78eac1bf0f7c14f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i manipuluar për mesazhin e Lëvizjes Vetëvendosje Deklarata Mos bëni panik tek qytetarët! Droga ka cilësinë e duhur, është e dorës së parë. Vazhdojmë shitjen Vlerësimi Rrenë Postimi: “Mos bëni panik tek qytetarët! Droga ka cilësinë e duhur, është e dorës së parë. Vazhdojmë shitjen” është i rremë. Krypometri ka konstatuar me burime zyrtare se në faqen e verifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook nuk ka pasur një postim të tillë. Artikulli Më 15 gusht 2023, në faqen e Facebook-ut Gjallë e kam I.Rugoven është publikuar një postim me mbishkrimin “Reagon Vetëvendosja”. Postimi është shoqëruar me një fotografi në të cilën pretendohet se është postim në faqen zyrtare të Lëvizja Vetëvendosje. Në mesazhin fotografik të publikuar nga Gjallë e kam I.Rugoven pretendohet se LVV ka lëshuar një njoftim të cilin thuhet “Mos bëni panik tek qytetarët! Droga ka cilësinë e duhur, është e dorës së parë. Vazhdojmë shitjen…”. Krypometri ka kontrolluar nëse një postim i tillw është publikuar në faqen zyrtare të LVV-së dhe kërkimi ka rezultuar se mes datës 15-17 gusht 2023 nuk ka pasur asnjë postim të tillë në këtë faqe. Faqja zyrtare e LVV-së në Facebook menaxhohet nga zyra për media e kësaj partie. Zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, në një deklaratë për Krypometër të dhënë me datë 17 gusht 2023 ka mohuar se kanë publikuar një postim të tillë. “Nuk është publikuar asnjëherë një postim i tillë. Ky është i manipuluar”- ka thënë Manxhuka për Krypometrin. Asambleisit i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Mujeci u arrestuar me 15 gusht 2023 nga Policia e Shqipërisë. Ai dyshohet se është pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Sekretari organizativ i Vetëvendosjes Alim Rama me datë 15 gusht 2023 njoftoi në facebook se komisioni disiplinor i kësaj partie kishte vendosur ta përjashtoj nga partia Mujecin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software