About: http://data.cimple.eu/claim-review/d221bd8801580bba7ca0612c36834946963acb48478abb98d64892b4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • As Policia e as Prokuroria nuk e kanë bllokuar KQZ në ditën e votimeve Deklarata ⭕LAJMI I FUNDIT⭕ Policia e Kosovës bllokon KQZ’në- Urdhër i Prokurorisë: Të mos preket asgjë Vlerësimi Rrenë Informacioni me titull “⭕LAJMI I FUNDIT⭕ Policia e Kosovës bllokon KQZ’në- Urdhër i Prokurorisë: Të mos preket asgjë”- nuk është i saktë. Policia e Kosovës nuk e ka bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas përfundimit të procesit zgjedhor, më 09.02.2025. Në natën kur kishte filluar publikimi i rezultateve preliminare, Prokuroria dhe Policia e Kosovës nuk e kishin bllokuar objektin e KQZ dhe as nuk kishin filluar hetime. Vetëm më 11.02.2025, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se kanë kërkuar nga KQZ “marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”. Artikulli Më 09.02.2025, mediumi Periskopi ka publikuar një lajm në të cilin pretendohet se Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “⭕LAJMI I FUNDIT⭕ Policia e Kosovës bllokon KQZ’në- Urdhër i Prokurorisë: Të mos preket asgjë”- thuhet në titull. Periskopi e ka ndryshuar këtë lajm disa minuta më vonë, duke raportuar bazuar në deklarimet e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që nuk kanë nisur ende hetime për bllokimin e faqes së Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ). Mëgjithatë, informacioni se “Policia e Kosovës bllokon KQZ’në- Urdhër i Prokurorisë: Të mos preket asgjë”- vazhdon të jetë i publikuar në disa faqe tjera në Facebook, si: Shprehu 02 (arkiva), Kosova Report (arkiva), Universal (arkiva), Demokracia (arkiva), Lajme Infoline News (arkiva), Dielli.info (arkiva), Qyteti i Mitrovicës (arkiva), Lipjani Media (arkiva), Stilolapsi.com (arkiva), KosovaLive (arkiva), Gazeta Momenti (arkiva). Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër ka kontrolluar fillimisht faqen e KQZ dhe aty nuk është publikuar asnjë njoftim se zyret e këtij institucioni janë bllokuar nga Policia e Kosovës. Informacioni për bllokim të zyreve të KQZ ishte publikuar rreth orës 23:00, më 09.02.2025, ndërkohë Krypometër ka gjetur se ky institucion kishte Konferencë për media vetëm disa minuta më vonë, më 10.02.2025, në ora 23:10 dhe objekti ishte i qasshëm për gazetarët të cilët e kanë mbuluar këtë ngjarje. Dy autoritetet ligjore për të dhënë urdhër të tillë sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës janë Prokuroria e Prishtinës dhe Prokuroria Speciale. Atë natë, Krypometër ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi. Ai ka thënë se nuk kanë dhënë urdhër për bllokim të KQZ. “Nuk ka të vërtetë në atë se çka po raportohet në media. Ne s’kemi dhënë kurrfarë urdhëri për këtë punë që po raportohet.”- ka thënë për KALLXO.com, Zejnullahu Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prishtinës, më 09.02.2025. Nga Zyra e Prokurorit të Shtetit po ashtu kanë konfirmuar se nuk është dhënë asnjë urdhër që të bllokohet KQZ dhe të mos preket asgjë. “Ne nuk kemi dhënë asnjë urdhër tash edhe në kontakt me Policinë. Edhe Policia nuk kanë dhënë asnjë urdhër për momentin, për me fillu diçka me KQZ. Prokuroria Speciale nuk ka fillu kurrfarë hetimi ndaj KQZ. Edhe Policia e Kosovës nuk ka fillu kurrfarë hetimi, as nuk është blloku puna. Nuk është e vërtetë.”- thanë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, më 09.02.2025. Prokuroria Speciale, përmes zëdhënëses së saj Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar se nuk ka asnjë urdhër për nisje të hetimeve kundër KQZ. “Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ.”- kishte thënë Liridona Kozmaqi, më 09.02.2025, në ora 23:50. Tutje, një konfirmim se nuk është e vërtetë ajo se çka kanë raportuar mediat, e ka dhënë edhe Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës. “Policia e Kosovës, si pretendohet, nuk e ka bllokuar KQZ, e asnjë institucion. Lidhur me këtë, Policia nuk ka asnjë urdhëresë nga organet e Drejtësisë.”- ka thënë Kelani, më 09.02.2025. Veprimet parahetimore për rastin e KQZ u nisën dy ditë me vonë më 11.02.2024 dhe nuk kishte bastisje apo bllokada të institucioneve. Tutje, Krypometër ka gjetur se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka dhënë një deklaratë më 11.02.2025 duke sqaruar se kanë filluar grumbullimin e informacioneve për mosfunksionim të faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por, në njoftimin e tyre nuk është thënë se ata kanë bllokuar KQZ dhe funksionimin e këtij institucioni. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mosfunksionimit të platformës së KQZ, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, apo jo.”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit. Kosova, më 09.02.2025, ka mbajtur Zgjedhjet nacionale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dalë me rezultatet preliminare duke listuar partitë me numrin më të madh të votave. Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka njoftuar se për shkak të dështimit të sistemit, së bashku me stafin, do të punojnë gjithë natën për të futur të dhënat manualisht në sistem. “Stafi i KQZ dhe ne anëtarët e KQZ do të jemi gjithë natën në objekt dhe do të punohet që të gjitha të dhënat nga Formularët nga vendvotimet të futen manualisht në sistem.”- tha ai në Konferencë për media. Radoniqi tha se nuk do të kenë publikim periodik dhe nuk kanë informacion se pse ka ndodhur një dështim i tillë në sistem.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software