schema:text
| - Rrena për premtimin që kanë marrë LDK, PDK & AAK
Deklarata
LDK, AAK dhe PDK ia kanë premtuar lobit serb që do ta zbatojnë Zajednicën në shkëmbim të ndihmë për rikthim në pushtet. Njerëzit okularë të ngjarjes po raportojnë prej vendit
Vlerësimi
Rrenë
Postimi me përshkrim: “LDK, AAK dhe PDK ia kanë premtuar lobit serb që do ta zbatojnë Zajednicën në shkëmbim të ndihmë për rikthim në pushtet. Njerëzit okularë të ngjarjes po raportojnë prej vendit” është i rremë. Konstatimet dhe përfundimet e dhëna në këtë postim nuk janë argumentuar. I njëjti postim është shoqëruar me një fotografi që ilustron se si liderët e opozitës janë të manipuluar dhe kontrolluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Artikulli
Me 13 shkurt 2023, faqja në facebook “Specbuk” ka publikuar shkrimin më titull “LDK, AAK dhe PDK ia kanë premtuar lobit serb që do ta zbatojnë Zajednicën në shkëmbim të ndihmë për rikthim në pushtet. Njerëzit okularë të ngjarjes po raportojnë prej vendit”.
I njëjti postim është shoqëruar me një fotografi që ilustron se si liderët e opozitës janë të manipuluar dhe kontrolluar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Përveç kësaj, është publikuar një postim gjoja që është thënë nga Vuçiq: “Jeni lodrat e mija, ne sherbim te Serbis dhe urdhërave të mija”.
Në këtë postim nuk është ofruar asnjë faktë që e mbështet konstatimin e bërë.
Në këtë shkrim janë dhënë përfundime dhe parashikime të cilat nuk mbështetën në fakte.
Postimi në Facebook është përcjellë edhe me një fotografi të montuar të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke mbajtur të kontrolluar liderët e opozitës e ish-udhëheqës të Kosovës, si: ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku; kryetarit i AAK-së, Ramush Haradinaj; kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj.
|