schema:text
| - Rrena e Labit për mjekër e flokë
Deklarata
Nuk do t’i pres flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave.
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Labinot Tahiri nuk e ka mbajtur fjalën për mos qethje të flokëve e mjekrës si protestë ndaj zvarritjes së procesit të liberalizimit të vizave. Tahiri ka ndryshuar qëndrim dhe pamje me rastin e aderimit të tij në AAK.
Artikulli
Ish- deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri- Labi, pati dhënë një premtim publik kohë më parë.
Me padrejtësinë, siç pati thënë ai, ndaj kosovare që po u bëhet nga Bashkimi Evropian, për mohimin e lëvizjes së lirë, Labi tha se nuk do t’i prejë flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave.
Këtë premtim, Labinot Tahiri e kishte dhënë në shkurt të këtij viti me publikimin e një fotografie në rrjetin social “Instagram”.
Me kalimin e ditëve, kishte ndryshuar edhe në pamje Labi, me flokë e mjekër më të gjatë.
Por, shpallja e zgjedhjeve dhe ndërrimi partisë kanë bërë që Labi të ndryshojë pamje.
Këngëtari kosovar i ‘hëngri’ fjalët për flokët dhe mjekrën.
Pasi zyrtarizoi kalimin nga AKR e Behgjet Pacollit në AAK-në e Ramush Haradinaj, Labi u duk me një pamje të re.
Ai ka prerë flokët dhe mjekrën.
Fotografitë e publikuara në rrjete sociale nga ai tregojnë dallimin e qartë të tij.
|