About: http://data.cimple.eu/claim-review/d309837ed3308f93a8fd042cf3a76ff123ba2b5ce8b5dc4f3384de41     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kampanja e rreme nga faqet e pa-licencuara për kredi deri në 30 mijë euro Deklarata Merrni një kredi të sigurt, të shpejtë dhe të besueshme deri në 30,000 euro Vlerësimi Rrenë Është e rreme kampanja e publikuar nga faqja ‘kredi_esigurt’ që thot: “Merrni një kredi të sigurt, të shpejtë dhe të besueshme deri në 30,000 euro”. Në Bankën Qendrore të Kosovës nuk ka institucion financiar të licencuar me emrin ‘kredi_esigurt’ dhe që ka të drejtë të lëshojë kredi në Republikën e Kosovës. Krypometër ka gjetur se faqja ‘kredi_esigurt’ e ka publikuar një kampanjë që më herët ishte publikuar në Banka Raiffeisen. Të kontaktuar nga Krypometër, zyrtarë nga Banka Raiffeisen kanë thënë se nuk kanë të bëjnë asgjë me faqen ‘kredi_esigurt’, ndërsa ata thonë se të gjitha kampanjat i publikojnë në kanalet e tyre zyrtare. Artikulli Më 07.10.2024, në faqen në Instagram ‘kredi_esigurt’ (arkiva) është publikuar një ofertë për kredi biznesi që thotë: “Merrni një kredi të sigurt, të shpejtë dhe të besueshme deri në 30,000 euro”. Në faqen në Instagram ‘kredi_esigurt’ (arkiva) thuhet: “ne japim kredi të të gjitha llojeve, të sigurta, të shpejta kudo në botë. Mund të aplikoni edhe në faqen tonë në Facebook 👇👇👇”. Në këtë faqe nuk ka ndonjë adresë zyrtare dhe as nuk tregohet nëse janë biznes i regjistruar në Kosovë. Tutje, Krypometër përmes kërkimit të fotografisë në TinEyes ka gjetur se kjo fotografi me këtë dizajn ishte publikuar për herë të parë si pjesë e një kampanje nga Raiffeisen Bank në Kosovë. Krypometri ka gjetur se më 13.03.2019 kjo bankë kishte lansuar këtë fushatë: ‘Deri në 30 mijë, brenda ditës në llogari!’. Krypometër e ka gjetur edhe një faqe në Facebook me të njëjtin emër ‘Kredi e sigurt’, në të cilën po ashtu është e publikuar një postim i Raiffeisen Bank për një fushatë tjetër për kredi. Krypometër përmes kërkimeve në internet ka gjetur se “Raiffeisen Bank” këtë kampanjë e kishte lansuar më 02.04.2024. Krypometri për ta verifikuar këtë, ka kontaktuar me zyrtarë të këtij institucioni financiar, të cilët kanë thënë se ky postim nuk ka të bëjë fare me Raiffeisen Bank. “Banka Raiffeisen në Kosovë komunikon me klientët e saj dhe publikun vetëm përmes kanaleve tona zyrtare”- thuhet në përgjigjen e kësaj Banke dhënë për Krypometër. Ata kanë thënë se faqja në Instagram ‘kredi_esigurt’ “nuk është e lidhur me bankën tonë”. “I këshillojmë klientët tanë dhe publikun të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e kanaleve jozyrtare që kanë për qëllim mashtrimin”- thonë nga Banka Raiffeisen. Krypometri ka verifikuar edhe lajme të tjera rreth këtij institucioni, dhe shihet se më 31.10.2024 kanë bërë një postim në Facebook, me anë të të cilit kanë kërkuar nga klinentët e tyre që të mos ndajnë informacione të ndjeshme në faqe të paveifikuara apo të dyshimta. Pas këtij verifikimi, Raiffeisen Bank ka publikuar një reagim në profilin e tyre në Facebook. “Këto faqe, siç ilustrohet në shembullin që e gjeni në imazhin e më poshtëm, synojnë të mashtrojnë klientët dhe publikun për të ndarë informacione personale dhe financiare, shpesh duke i tërhequr ata me oferta tërheqëse, si shpërblime financiare. Ato kërkojnë të dhëna të ndjeshme, si emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, numrat e telefonit ose kodet e aktivizimit në SMS. Mbani në mend se banka asnjëherë nuk do të kërkojë këtë lloj informacioni, prandaj mos e ndani atë me askënd. Gjithashtu, keni parasysh se ne komunikojmë me klientët dhe publikun vetëm përmes kanaleve tona zyrtare”- thuhet në reagimin e këtij institucioni. Banka Raiffeisen në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). RBI erdhi në Kosovë në fund të vitit 2002, duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës. Në qershor të vitit 2003, Banka u riemërua si Banka Raiffeisen në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software