schema:text
| - Titulli i rremë se George Soros përmendi Kosovën
Deklarata
Vlerësimi
Me kos
Shqip: Postimet me titull “Paralajmërime shokuese nga Soros lidhur me Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Amerikën” janë të rreme. Në artikujt e bashkangjitur nuk janë ofruar fakte që e mbështesin titullin se “Soros ka bërë paralajmërime shokuese lidhur me Kosovën”. Krypometër ka gjetur fjalimin e plotë që Georg Soros ka mbajtur në Forumin për biznes, politikën dhe shoqërinë në Universitetin e Munich dhe aty nuk është përmendur asnjëherë Kosovë dhe as nuk ka bërë paralajmërime shokuese në mënyrë specifike për Kosovën. Ai ka folur për ngrohjen globale.
Serbisht: Postovi sa naslovom “Šokantna upozorenja od Sorosa u vezi sa Kosovom, Srbijom, Bosnom i Amerikom” su lažni. U priloženim člancima nisu pruženi dokazi koji podržavaju tvrdnju da je “Soros dao šokantna upozorenja u vezi sa Kosovom”. Krypometër je pronašao ceo govor koji je George Soros održao na Forumu za posao, politiku i društvo na Univerzitetu u Minhenu i tamo nikada nije pomenuto Kosovo niti je dao šokantna upozorenja specifično za Kosovo. Govorio je o globalnom zagrevanju.
Artikulli
Më 17.03.2024 faqja në Facebook ‘Narod pita, a mi poklanjamo’ (arkiva) publikoi një fotografi me mbishkrim: “Paraljamërime shokuese nga Soros lidhur me Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Amerikën”.
Këtij postimi i është bashkangjitur një artikull i portalit kurir.rs. Krypometër ka analizuar artikullin e publikuar në Kurir.rs, mirëpo në të, në asnjë vend nuk përmendet Kosova apo Bosnja. Në artikullin e publikuar në Kurir.rs më 17.02.2023 flitet për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Derisa, nuk përmendet ekskluzivisht Kosova, Bosnja apo Serbia. Në një citim prej fjalimit të Soros në konferencën e sigurisë në Mynih më 13.02. 2023, Soros sipas Kurir, potencon:
“Vendet e ish Bashkimit Sovjetik nuk mund të presin mundjen e Rusisë në Ukrainë pasi duan të konsolidojnë pavarësitë e tyre”.
Përmes kërkimeve në Google, Krypometër ka gjetur fjalimin e plotë të George Soros, të publikuar më 21.03.2023 nga TUM Speaker Series (Forumi për biznes, politikën dhe shoqërinë në Universitetin e Munich). Fjalimi është 48 minuta i gjatë dhe në atë fjalim Soros nuk e përmend askund Kosovën apo vendet e rajonit. Ai kryesisht vë theksin tek fakti se në një kohë kur “bota po kalon në ndryshime klimatike, fuqitë botërore po luftojnë për dominim global” duke përmendur SHBA-në, Rusinë, Kinën por edhe regjimet në lindjen e mesme që po shtypin të drejtat e njeriut.
Në faqen zyrtare të TUM Speaker Series bëhet e ditur se fjalimi i Soros kishte të bënte me ndryshimin klimatik dhe gjeopolitikat, specifikisht zgjedhjet në ShBA në 2024, luftën Ukrainë- Rusi dhe ndikimin e Kinës në botë.
Krypometri ka gjetur se financieri George Soros në një deklarim të tij para studentëve në Universitetin Johns Hopkins në Washington DC më 28.05.1999 kishte kritikuar NATO-n për bombardimet në ish Jugosllavi pasi, sipas tij, kjo kishte përkeqësuar më tej situatën me pastrim etnik si dhe destabilizim të vendeve fqinje.
“Kemi arritur të kundërtën e asaj që kishin për qëllim, kemi shpejtuar pastrimin etnik që u munduam të ndalim. Kemi krijuar jostabilitet në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri, pa përmendur këtu edhe implikimet në marrëdhënien me Kinën”- ishte shprehur Soros.
Deri sa djali i tij, Alex Soros, kishte takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 31.10.2021 dhe ishte diskutuar për rritjen ekonomike si dhe kontributin e mërgatës ndërmjet Fondit të Ekselencës.
Lažna vest da je George Soros pomenuo Kosovo
17.03.2024. stranica na Facebooku “Narod pita, a mi poklanjamo” (arhiva) objavila je fotografiju sa natpisom: “ŠOKANTNA PREDVIĐANJA SOROŠA! Evo šta je rekao o Kosovu, Srbiji, Bosni, Americi – Da li se sada sve ostvaruje?!.
Ovom postu pridružen je članak sa portala Kurir.rs. Krypometër je analizirao članak objavljen na Kurir.rs, ali u njemu nigde nije pomenuto Kosovo ili Bosna. U članku objavljenom na Kurir.rs 17.02.2023. govori se o ratu između Ukrajine i Rusije.
Dok Kosovo, Bosna ili Srbija nisu eksplicitno pomenuti, u citatu iz govora Sorosa na konferenciji o bezbednosti u Minhenu 13.02.2023., Soros prema Kuriru, naglašava:
“Zemlje bivšeg Sovjetskog Saveza ne mogu očekivati poraz Rusije u Ukrajini jer žele da konsoliduju svoje nezavisnosti”.
Kroz pretrage na Google, Krypometër je pronašao ceo govor Georgea Sorosa, objavljen 21.03.2023. od strane TUM Speaker Series (Forum za posao, politiku i društvo na Univerzitetu u Minhenu). Govor traje 48 minuta i u tom govoru Soros nigde ne pominje Kosovo ili zemlje regiona. On uglavnom stavlja akcenat na činjenicu da u vreme kada “svet prolazi kroz klimatske promene, svetske sile se bore za globalnu dominaciju” pominjući SAD, Rusiju, Kinu ali i režime na Bliskom istoku koji gaze ljudska prava.
Na zvaničnoj stranici TUM Speaker Series objavljeno je da je govor Sorosa bio o klimatskim promenama i geopolitici, specifično o izborima u SAD-u u 2024, ratu Ukrajina-Rusija i uticaju Kine u svetu.
Krypometër je pronašao da je finansijer George Soros u svojoj izjavi pred studentima na Univerzitetu Johns Hopkins u Washingtonu DC 28.05.1999. kritikovao NATO zbog bombardovanja bivše Jugoslavije jer je, prema njegovim rečima, to dodatno pogoršalo situaciju sa etničkim čišćenjem kao i destabilizaciju susednih zemalja.
“Postigli smo suprotno od onoga što smo nameravali, ubrzali smo etničko čišćenje koje smo pokušavali da zaustavimo. Stvorili smo nestabilnost u Crnoj Gori, Makedoniji i Albaniji, ne spominjući ovde i implikacije u odnosu sa Kinom” – izjavio je Soros.
Dok je njegov sin, Alex Soros, sreo Premijera Kosova Albina Kurtija dana 31.10.2021. i razgovarao o ekonomskom rastu kao i o doprinosu dijaspore pomocu Fonda za Ekselenciju.
|