About: http://data.cimple.eu/claim-review/d3cf38fd8567f84588c8c505f2567b855ac118f961f5677ab57dd0b4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e pozitës së Besim Kelmendit Deklarata U.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Besim Kelmendi u pa teksa doli nga zyra e Prokurorisë Speciale, aty dhe ku po intervistohet Berishaj Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Konstatimi i bërë në artikull se “u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Besim Kelmendi u pa teksa doli nga zyra e Prokurorisë Speciale, aty dhe ku po intervistohet Berishaj” nuk është i saktë. Besim Kelmendi është ushtrues detyre si Kryeprokuror i shtetit, ndërsa pozitën e kreprokurorit të Prokurorisë Speciale e mbanë Blerim Isufaj. Besim Kelmendi në një përgjigje për Krypometrin tha se ai ishte në takimin e Këshillit Prokurorial dhe nuk ka lidhje intervistimi i Berishajt me të. Artikulli Më 29.03.2024 media online, Indeksonline ka publikuar një lajm me titull, “Katër orë nga fillimi i intervistimit të Martin Berishajt” (arkiva). Në lajmin se Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria Speciale në Prishtinë i janë referuar Besim Kelmendit si u.d Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. “Ndërkohë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Besim Kelmendi u pa teksa doli nga zyra e Prokurorisë Speciale, aty dhe ku po intervistohet Berishaj”- thuhet në lajmin e publikuar nga Indeksonline. Krypometri, përmes kërkimeve në faqen e Zyrës së Kryprokurorit të Shtetit, ka verfikuar se Besim Kelmendi është ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të shtetit. Ndërsa, kryeprokuror i prokurorisë Speciale aktualisht është Blerim Isufaj. Krypometri ka kontaktuar Besim Kelmendin, u.d. Kryeprokuror i shtetit nëse ishte pjesë/ apo kishte lidhje me intervistimin e Martin Berishaj. Kelmendi në një përgjigje për Krypometër tha se ai ishte në takimin e Këshillit Prokurorial dhe nuk ka lidhje intervistimi i Berishajt me të. “Jo, gabim është, për shkak që unë kam qenë në takimin e Këshillit Prokurorial edhe ata më kanë parë duke dalë. Nuk ka lidhje me ne ajo (intervistimi). Është plotësisht lajm i rrejshëm, i pa saktë”- tha Kelmendi për KALLXO.com Tomë Gashi, avokat i Martin Berishajt tha se Berisha ka paraqitur kërkesë për deklaratë sqaruese në lidhje me pretendimet në media për të. Ambasadori Berishaj, është diskutuar në mediat sllovene nën dyshimin se ka qenë pjesë e një transaksioni të një shume të parave tek një kompani private në Mal të Zi. Sipas mediumit slloven, kompania private është në pronësi të Martin Berishajt. Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni. Martin Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci në vitin 2021. Partitë opozitare në Kosovë kishin kritikuar e kërkuar shkarkimin e Berishajt nga pozita e ambasadorit në Kroaci.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software