About: http://data.cimple.eu/claim-review/d3fde2f1f3799d64e9dc313c1a75e7c7d6c4db793a667a929ea1218b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata që rrejshëm i mvishet kryeministrit Kurti Deklarata Na jem shqiponje me dy krena. Kurrë Serbia s’ka me hy mrena, Albin Kurti Vlerësimi Rrenë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka deklaruar asnjëherë “Na jem shqiponje me dy krena. Kurrë Serbia s’ka me hy mrena”. Në asnjë prej postimeve apo intervistave të dhëna Kurti nuk e ka thënë një gjë të tillë. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se “këtë deklaratë nuk e ka bërë kryeministri Kurti”. Artikulli Më 29.08.2024, faqja e Facebook-ut Veç me Albin Kurtin Kryeministër ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Faqja ka vendosur një mbishkrim “Na jem shqiponje me dy krena. Kurrë Serbia s’ka me hy mrena”- duke pretenduar se këtë deklaratë e ka bërë Kurti. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të sqaruar vërtetësinë e kësaj deklarate. Manxhuka ka konfirmuar se diçka e tillë nuk është thënë nga kryeministri Kurti. “Këtë deklaratë nuk e ka bërë kryeministri Kurti”- ka thënë Manxhuka për Krypometrin. Krpometër gjithashtu ka analizuar postimet e faqes zyrtare të kryeministrit Kurti në Facebook më datë 29.08.2024. Atë ditë, në faqen e tij Kurti ka publikuar një lidhje direkte të një tryeze diskutimi të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në shënim të Ditës Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë. Më pas ai ka publikuar një video të parakalimit të paraatletit Grevist Bytyqi, i cili merr pjesë në Lojërat Paralimpike. Në faqen e tij, Kurti vijoi të postojë edhe një lidhje tjetër direkte nga takimi për draft- metodologjinë e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës. Kurse postimi i fundit i datës 29.08.2024, në faqen e kreut të ekzekutivit kanë qenë fotografi nga takimi i Kurtit me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus. Krypometër gjithashtu ka kërkuar në internet deklaratën që pretendohet se e ka thënë Kurti, mirëpo nuk është gjetur asnjë rezultat rreth saj. Ky postim është bërë në kohën kur janë rritur tensionet për shkak të synimit të Qeverisë së Kosovës për të hapur për qarkullim urën e Ibrit. Më 13.08.2024, kryeministri i Kosovës e kishte pritur në takim komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas. Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se kryeministri e ka njoftuar komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër. Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rikonfirmuar përmes një komunikate qëndrimin se çdo vendim në lidhje me Urën e Ibrit duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software