About: http://data.cimple.eu/claim-review/d492098a42d52e6d544da719bfbdc6fbce7388de8fb4b2ce78e097b2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video humoristike paraqitet si rrahja në mes të politikanëve Deklarata Piuuuuuuuuu – Krisi te Lisi, a ta hini a ??? -;) Vlerësimi Rrenë Video me titull “Piuuuuuuuuu – Krisi te Lisi, a ta hini a ??? -;)” është e ndryshuar. Video është e manipuluar, pasi janë vendosur fytyrat e tre politikanëve në një video humoristike duke aluduar kinse kryeministri Kurti e nxitur zëvendëskryeministrin Bislimi që ta rrahë deputetin Lushtaku pasi që ky i fundit ishte sjellë keq me Kurtin. Videoja origjinale, është marrë nga seriali ‘Nana Fate’. Pjesa e shkëputur është minuta e 18:05 e episodës 22 të këtij seriali dhe mbanë titullin “Shaci i Nanes han dajak”. Artikulli Më 15 qershor 2023, faqja në Facebook “Shqiptarqe Krejt” ka publikuar një video me përshkrimin “Piuuuuuuuuu – Krisi te Lisi, a ta hini a ??? -;)”, në të cilën shihen fytyrat e kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi si dhe të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku. Video është e manipuluar, pasi janë vendosur fytyrat e tre politikanëve në një video humoristike duke aluduar kinse kryeministri Kurti e ka nxitur zëvendëskryeministrin Bislimi që ta rrahë deputetin Lushtaku pasi që ky i fundit ishte sjellë keq me Kurtin. Videoja origjinale, është marrë nga seriali ‘Nana Fate’. Pjesa e shkëputur është minuta e 18:05 e episodës 22 të këtij seriali dhe mbanë titullin “Shaci i Nanes han dajak”. Në këtë episod “nana Fatë” i kërkon nipit të saj që ta rrahë shitësin e perimeve, pasi që sipas saj ai është sjellë keq me të. Të premten në Kuvendin e Kosovës kishte ndodhur një përleshje në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ministrave të qeverisë Kurti. Nga videot e publikuara shihet sesi deputeti Lushtaku hedhë ujë në drejtim të kryeministrit Kurti, e në këtë rast ndërhynë ministri Murati duke bllokuar ujin, e pastaj zëvendëskryeministri Bislimi e gjuan me shishe deputetin Lushtaku. Për grushtet e dhunën fizike në Kuvend, nga prokuroria janë ftuar për intervistim katër persona. Dy nga të thirrurit e prokurorisë janë nga Partia Demokratike e Kosovës e dy të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje. Nga PDK janë thirrur deputetët, Mërgim Lushtaku e Hajdar Beqa. Ndërsa nga qeveria janë thirrur ministri i Financave, Hekuran Murati si i dëmtuar ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si i dyshuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software