About: http://data.cimple.eu/claim-review/d4954a579ec26d2451032ef31e0e6abe79c53eeecbd6d184b67950c4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Elon Musk në Gaza Deklarata Elon Musk para pas Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Elon Musk para pas” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se fotografia e paraqitur e Musk në Gaza është e prodhuar nga intelegjenca artificiale dhe nuk dokumenton një fotografi reale të një ngjarje të vërtetë. Artikulli Më 18 nëntor 2023, në faqen në Facebook “Mbështetësit e Drejtësisë” (arkiva), janë publikuar dy fotografi në të cilat shihet miliarderi Elon Musk me mbishkrimin “Elon Musk para Pas”. Në fotografinë e parë shihet Musk me librin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në duar. Ndërsa, në fotografinë e dytë ai shihet me një fëmijë në duar, në një ambient lufte, ku Musk dhe fëmija janë paraqitur me lëndime nëpër trup. Në këtë fotografi është vendosur edhe flamuri i Palestinës dhe poshtë tij është shkruar “Gaza”. Në përshkrim, mbi fotografinë e parë është shkruar “Para” dhe mbi të dytën është shkruar “Pas”. Duke pretenduar se fotografitë tregojnë gjendjen e Musk para dhe pas pjesëmarrjes në luftë në Gaza të Palestinës. Krypometri, përmes “tineye”, ka gjetur se fotografia e parë është publikuar për herë të parë më 18 shtator 2023, në profilin e Mustafa Varank, deputet në Turqi. Musk është fotografuar pas një takimi që ka zhvilluar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kur edhe ju dhurua libri i Erdogan. Në kohën kur është shkrepur fotografia, Hamasi dhe Izareli nuk kanë qenë në luftë. Izraeli i shpalli luftë Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Krypometër ka kontrolluar për të verifikuar edhe fotografinë e dytë. Përmes platformës, hivemoderation.com, Krypometri ka gjetur se fotografia e dytë e cila pretendon se Musk ka qenë në zonën e luftës në Gaza është fotografi e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (arkiva). Krypometër ka kontrolluar edhe profilin në rrjetin X të Elon Musk mirëpo në të njëjtin nuk është gjetur një fotografi e tillë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software