About: http://data.cimple.eu/claim-review/d4abf989f5caf91948e7d7258687bc0d8535a4bf5b6b03c0e233557a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Berat Rukiqi e kishte vizituar Beogradin si kryetar i Odës Ekonomike, e jo si përfaqësues i LDK-së Deklarata SI DESHI LDK N’BEOGRAD T’IA JAP TREPÇËN E BREZOVICËN SERBIS!” dhe “LDK-ja zezë! Me projektin e Mini Shengenit qysh sju vjen turp me kerku voten e popllit Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “SI DESHI LDK N’BEOGRAD T’IA JAP TREPÇËN E BREZOVICËN SERBIS!”- i vendosur në videon që flet kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi. Intervista, që është prezantuar si aktuale është dhënë më 22.09.2020, në kohën kur Berat Rukiqi ishte Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe nuk e përfaqësonte Lidhjen Demokratike të Kosovës. Rukiqi i është bashkuar LDK-së më 22.02.2023. Në intervistën e dhënë në vitin 2020, Rukiqi kishte treguar se vizitën në Beograd e kishte bërë me ndërmjetësim të Përfaqësuesit të SHBA, Richard Grenell dhe aty ishte folur për heqjen e barrierave ekonomike në mes të dy vendeve. Artikulli Më 20.11.2024, në Facebook grupin ‘KREJT DHE DREJT me Albin KURTIN’ (arkiva), është publikuar një video, në të cilën shihet Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tashmë anëtar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi. Në video janë shkruar mbishkrimet “SI DESHI LDK N’BEOGRAD T’IA JAP TREPÇËN E BREZOVICËN SERBIS!” dhe “LDK-ja zezë! Me projektin e Mini Shengenit qysh sju vjen turp me kerku voten e popllit”. Krypometër ka gjetur se kjo intervistë është realizuar katër vite më parë, më 23.09.2020, në kohën kur Rukiqi ka qenë kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe në atë kohë nuk ishte pjesë e LDK-së e as nuk kishte kompetenca të fliste në emër të kësaj Partie. Në intervistën e plotë, Rukiqi ka treguar se takimi ishte organizuar nga ish-Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për bisedimet Kosovë- Serbi, Richard Grenell. Ai ka thënë se delegacioni Amerikan është interesuar për barrierat që duhet të eliminohen në mënyrë që të ketë lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve, si dhe investimet që mund të bëhen për të lehtësuar këtë bashkëpunim. Rukiqi, po ashtu, kishte thënë se, në këto takime, është diskutuar edhe ‘Mini-Shengeni’,duke marrë parasysh se delegacioni Amerikan e sheh si zgjidhje për eliminimin e disa barrierave që janë në mes të dy vendeve. “Ka kohë e kohë që e ngrisim problemin e Kartonit të Gjelbër, dokumentat e transportit, tranzitin, prokurimin publik. Por, asnjë kornizë, as CEFTA, as diskutimet bilaterale e as ato multilaterale, nuk kanë arritur me i dhanë zgjidhje këtyre barrierave. Prandaj, zotimi për Katër Liritë e ëvizjes dhe, sidomos tash kur ka një involvim më të madh ndërkombëtar që këto barriera të trajtohen.”- kishte thënë Rukiqi në këtë Intervistë të dhënë, më 23.09.2020. Ky takim, në Beograd, në mes të dy Odave Ekonomike, ishte mbajtur 20 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, në Shtëpinë e Bardhë, më 04.09.2024, nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Hyrja e Rukiqit në politikë Berat Rukiqi i ishte bashkuar LDK-së më 22.02.2023. Krypometër ka kontaktuar me Rukiqin për të marrë një qëndrim, në lidhje me përmbajtjen në fjalë. Ai ka thënë se kjo video është e montuar dhe se takimi në Beograd ka qenë me delegacionin Amerikan, me të cilin është folur për projektet që Qeveria Amerikane mund t’i financojë në rajon. “Video është e montume dhe takimi në Beograd ka qenë me delegacionin Amerikan në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan, ku kam qenë i ftuar si kryetar i Odës Ekonomike. Në takim, në prezencë të delegacionit Amerikan është folë për Projektet që Qeveria Amerikane mund t’i financojë, në rajon.”- ka thënë Rukiqi. Më tej, ai theksoi se nuk ka pasur ndonjë Marrëveshje me palën serbe, si është pretenduar në përmbajtjen e videos. “Nuk ka pasë asnjë Marrëveshje me palën Serbe. Ka pasë diskutime të mëtutjeshme, me Development Finance Corporation për financime të projekteve në Kosovë.”- është shprehur Rukiqi. Më 22.09.2020, Dhomat e Tregtisë të Serbisë dhe të Kosovës kishin nënshkruar në Beograd një Deklaratë të Përbashkët, në bazë të së cilës do të formohej një Ekip i Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik. Kjo Deklaratë e Përbashkët, e nënshkruar në Ambasadën e SHBA në Beograd, u realizua ndërmjet përfaqësuesve të Odave të Kosovës, Berat Rukiqi dhe të Serbisë Marko Çadezh. Kurse, Ekipi i i Përbashkët parashihej të kishte zyra në Prishtinë dhe në Beograd. Më 22.02.2023, Berat Rukiqi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook, kishte shkruar se “si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik, për një shoqëri të zhvilluar, Rukiqi, me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional, do t’i japë vlerë projektit tonë politik”. “LDK është e lumtur që, si adresë e vetme e njerëzve profesionistë, po shton radhët e veta secilën ditë. Gjatë vitit të fundit, sikurse Berati, LDK-së e strukturave tona u janë bashkuar aktivistë të shoqërisë civile, ligjërues akademikë, deputetë e kryetarë komunash. Të gjithë bashkë, do t’i japim vendit një zgjedhje politike të pastër, profesionale e ndërtuese të së ardhmes”- kishte shkruar Abdixhiku. Berat Rukiqi ishte zgjedhur Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës më 11.07.2018, si kandidati i vetëm për këtë post. Rukiqi ka një përvojë të gjatë në sektorin publik, dhe privat, duke qenë i angazhuar, për një vit, në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vjet në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, 10 vjet si staf i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, 4 vjet Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, anëtar i Bordit të “Millennium Foundation Kosovo”, si dhe është bashkëthemelues e bashkëpronar në kompaninë “Trosha”. Ndërkaq, më 09.12.2023, LDK-ja kishte mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kur edhe kishte zgjedhur Kryesinë e re për katër vitet e ardhshme. Me këtë rast, Berat Rukiqi ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë së LDK-së.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software